Presidenti Ilir Meta është shprehur se dita e sotme (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve) nuk duhet të jetë një ditë feste, por një moment reflektimi mbi kushtet e punës në vendin tonë.
Komentet Meta i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, teksa shkruan se puna jo e mirë paguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Ai se është e rëndësishme që të dëgjohet me përulësi zëri i punëtorëve.
“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Kjo situatë duhet të marrë fund!
Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.
Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!”, shkruan Meta./albeu.com/