Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s me dallgëzim të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri 11°C
në zonat e ulëta 1 deri 18°C
në zonat bregdetare 6 deri 18°C