Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Athinë, ku u vra me armë në kokë një shqiptar dhe u plagos rëndë një tjetër.
I vdekur mbeti 47-vjeçari Irakli Davella nga Finiqi, ndërsa mbeti i plagosur 46-vjecari Edi Lulo banues në Kamëz, i cili kishte pak ditë që nga Dubai kishte shkuar në Greqi.
Fillimisht u tha se shënjestër e këtij atentati ka qenë Davella, por duket se e vërteta është ndryshe. Top Channel raporton se shënjestër ka qenë Edi Lulo, i cili ka ndërruar identitetin vite më parë, emri i vërtet është Etmond Hysa.
Policia greke ka siguruar identitetin e vërtetë të shqiptarit, i cili rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa avokatë në Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe u grabitën 405.000 euro.
Bhët me dije se pasi kreu dënimin, shqiptari u largua në Dubai, ndërsa në Greqi kishte hyrë më 9 dhjetor.
Shqiptarët kanë qenë duke pirë kafe, në momentin që po largoheshin drejt mjeteve të tyre janë qëlluar me breshëri plumbash. I plagosuri ndodhet ende në spital në gjendje kritike për jetën.