Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut

Erdion Muho, personi i arrestuar nga policia e Sarandës për akuzën e tentativës së shkatërimit me eksploziv në muajin qershor 2024 të anijes “Feliks”, do vijojë të qëndrojë në burg.

Vendimi është marë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së Muhos, për zbutjen e masës së sigurisë dhe nxjerjen e tij nga qelia, vendosi të mos marë në konsideratë argumentat e ngritura nga avokatët e Muhos.

Kjo edhe për shkak se prokuroria, ka pretenduar se gjatë hetime të kryera për këtë rast, kanë dalë të dhëna të tjerë që tregojnë se shkatërimi i anijes në pronësi të Andrea Qirjakos në Sarandë, ishte planifikuar dhe tentuar të kryhet në fillim të muajit Qershor 2024, në ambjentet e Portit të Pireut në Athinë.

Kujtojmë se anija në muajin Mars 2024 ishte blerë në ishullin e Kretës dhe kishte lundruar në portin e Pireut në Athinë, duke u futur në një nga kantieret e ndërtimit me qëllimin kryerjen e remontit në tokë.

Një plan të tillë kriminal, ka dashur ta verë në zbatim biznesmeni konkurent i Qirjakos, Armand Nelaj, i cili i ka kërkuar një puntori në portin e Pireut, që të digjte anijen. Dhe kundrejt kësaj pune, Nelaj do i jepte si shpërblim financiar 30 mijë euro.

Por një gjë të tillë nuk e ka kryer puntori, i cili ka njoftuar për planin kriminal pronarin e anijes “Feniks”, Andrea Qirjako. Pas dështimit të shkatërimit të anijes në Portin e Pireut, Armand Nelaj, ka vendosur të meret vetë me këtë punë, kur anija në fund të muajit Qershor ka mbëritur në portin e Sarandës.

Hetimi ka provuar se Armand Nelaj dhe miku i tij në biznes, Erdion Muho, në 24 qershor kanë tentuar të shkatërojnë anijen “Feliks” me një sasi tritoli ende të papërcaktuar.

Ky aksion është dashur të kryhet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por teksa po lundronte me një gomone të vogël drejt objektivit, sasia e tritolit ka shpërthyer, duke vrarë në vend Armand Nelaj.

Ekspertiza kompjuterike zbuloi se shkak për shpërthimin e tritolit ishte mbëritja në telefon të një mesazhi me tekst “Ëelcome to Grecee”.

Pas kësaj ngjarje gati një muaj më pas policia zbuloi si bashkëpuntor të Armand Nelaj, mikun e tij, Erdion Muho.

Për këtë ngjarje në policie është marë në pyetje dhe pronari i anijes “Feliks”, i cili ka treguar se në muajin Mars 2024 ka blerë në ishullin e Kretës në Greqi një mjet lundrues dhe më pas e ka çuar për remond, në zonën e Pireut, Athinë, në kantierin “Halqiti”.

Pasi anija kishte filluar rimondin, dhe ishte në tokë, e kanë kontaktuar në telefon nga Athina, duke i thënë se Armand Nelaj, i kishte premtuar personit që do t’i jepte 3 mijë euro për të djegur anijen e tij në Athinë, e cila në atë kohë vazhdonte rimondin në tokë.

Sipas Andrea Qirjakos, kjo ngjarje nuk ka ndodhur për arsye se personi që e kishte njoftuar dhe do paguhej nga Nelaj, i njihte dhe i ka paralajmëruar të bënim kujdes se do i ndodhte diçka e keqe tek mjetet e lundrimit.


Shtuar 22.09.2024 13:52

Tags: ,