Prokuroria e Specializuar i ka kërkuar Gjykatës Speciale shpalljen fajtorë të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të gjithë të akuzuar për pengim të drejtësisë.
None found
Gjatë seancës, ZPS-ja argumentoi se kërkesat për dënim mbështeten në provat dhe faktet e administruara gjatë gjykimit, në rëndësinë e veprave penale dhe në të gjithë faktorët që duhet të vlerësohen për caktimin e masës së dënimit.
“Duke u mbështetur në të gjitha provat dhe faktet, Prokuroria i kërkon gjykatës së nderuar të marrë një vendim në përputhje me ligjin, provat dhe faktet. Kërkohet që të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren në konsideratë për dënimin e zbatueshëm në këtë rast”, u deklarua në seancë.
Për Hajredin Kuçin u kërkuan 9 muaj burgim, ndërsa për Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Bashkim Smakajn nga 3 vjet burgim secili. Për ish-presidentin Hashim Thaçi, Prokuroria kërkoi 6 vjet burgim.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i ka bërë thirrje shumicës parlamentare të Partisë Socialiste që të tërheqë projektin për reformën administrativo-territoriale,…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj prof. dr. Justina Shiroka-Pulës me rastin e…
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për…
Mirlind Daku dhe Ernest MuçiShqipëria mori fitoren e vuajtur 2–1 kundër San Marinos, ndërsa goli i fitores u shënua vetëm…
Mikel Arteta ishte zgjedhja e parë e kandidatit për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, për postin e trajnerit të…
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik…