Categories: kosovë

ZPS-ja kërkon dënimin e Thaçit me 6 vjet burg, paraqet masat edhe për katër të akuzuarit e tjerë

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka kërkuar Gjykatës Speciale që Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi të shpallen fajtorë për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës, Prokuroria bëri të ditur se propozimet për masat ndëshkuese mbështeten te faktet dhe provat e administruara në proces. Sipas saj, në përcaktimin e dënimeve duhet të vlerësohen gjithashtu rëndësia e veprave penale dhe të gjithë faktorët e zbatueshëm në këtë rast.

Duke iu drejtuar gjykatësit, Prokuroria kërkoi një vendim në përputhje me ligjin, provat dhe faktet, përmes të cilit të akuzuarit të gjenden fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës. Ajo theksoi se kjo kërkesë merr parasysh peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e rrethanave që ndikojnë në caktimin e dënimit.

Për ish-presidentin Hashim Thaçi u kërkuan 6 vjet burgim. Ndërkaq, Prokuroria propozoi nga 3 vjet burgim për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, ndërsa për Hajredin Kuçin kërkoi 9 muaj burgim.

Tags: burgdenimzps

të fundit

Rruga drejt BE-së me kushte më të forta, por anëtarësimi në 2030 mbetet i arritshëm

Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…

5 minutes ago

Qytetarët dalin në protestën e 130 kundër qeverisë

Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…

5 minutes ago

Studimi: ChatGPT për Adoleshentë përbën “rrezik të papranueshëm” për fëmijët

Sipas një vlerësimi nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media, ChatGPT për Adoleshentë i…

9 minutes ago

Bytyqi: Pas shqyrtimit kushtetues do të kuptohet ndikimi i Ligjit për Specialen

Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi…

9 minutes ago

Flluskë në prag të plasjes”/ Ekspertët paralajmërojnë se AI mund të përdoret edhe për armë biologjike

Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një…

9 minutes ago

Sulme kibernetike të dyshuara me AI në Korenë e Jugut, në rrezik të dhënat e 850 mijë personave

Dy prej kishave më të mëdha në Korenë e Jugut po hetojnë sulme kibernetike që mund të kenë ekspozuar të…

9 minutes ago