Zgjedhjet për President në Kosovë, kryetarja e Kuvendit: Deri tani kam pranuar vetëm një kandidaturë

“Deri më tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Duke qenë se sipas kushtetutës duhen dy kandidatura për të nisur procesin e votimit, nuk mund të thirret seanca.

“Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”, tha Haxhiu.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami, afati kushtetues përfundon më 5 mars.

“Aktualisht kemi me pak se 30 orë e kjo e bën akoma më urgjente situatën”, tha Haxhiu që u bëri thirrje deputetëve të nxjerrin një kandidaturë tjetër.