Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00. Sipas përpunimit të 94.72% të vendvotimeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 36.86%.

Kjo përqindje nënkupton se 736.992 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në këtë orë, ndërsa procesi zgjedhor po vijon drejt mbylljes së vendvotimeve.

Zgjedhjet e sotme po përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.


Shtuar 28.12.2025 17:55