Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në një takim partitë politike, ku pritet të shpallet data zyrtare për zgjedhjet lokale. Sipas mediave kosovare, takimi është planifikuar të mbahet me datë 5 qershor 2025.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Kosova ende nuk ka një Qeveri të re, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndonëse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti.
Kujtojmë se zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë janë mbajtur në tetor të vitit 2021. Lidhja Demokratike e Kosovës pati dalë e para, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.