Albulena Haxhiu, ndonëse është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës, po vazhdon të ushtrojë edhe funksionin e presidentes së vendit gjatë kësaj periudhe.
None found
Ajo do t’i mbajë të dyja postet deri në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Megjithatë, mbetet e paqartë se cilat do të jenë zhvillimet nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor, datë kur përfundon afati i përcaktuar.
Në një rast të tillë, institucionet do të përballen me nevojën për të përcaktuar hapat e mëtejshëm, ndërsa partitë politike kanë kohë të kufizuar për të shmangur një krizë tjetër institucionale.
Juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, vlerësoi se duhet një angazhim më i madh politik për të arritur kompromis, pasi në të kundërtën zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk mund të shmangen.
Sipas tij, Haxhiu është ngarkuar me këtë detyrë dhe brenda 60 ditësh duhet të zgjidhet presidenti. Nëse procesi dështon, vendi kalon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ky është afati në dispozicion për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Burjani tha se përgjegjësia kryesore për gjetjen e një zgjidhjeje tani i takon VV-së. Ai theksoi se, nëse nuk arrihet marrëveshje, afati kushtetues do të vazhdojë të ecë dhe Kosova do të detyrohet të mbajë zgjedhje të reja.
Si alternativë, juristi përmendi krijimin e një koalicioni klasik me LDK-në, ku kësaj partie do t’i jepej posti i presidentit dhe pesë ministri. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do ta qartësonte situatën, ndërsa në mungesë të saj rruga të çon drejtpërdrejt në zgjedhje.
Dani Olmo, mesfushori ofensiv 28-vjeçar, është shfaqur në tregun e transferimeve të Barcelonës, pasi Bayern Munichu e ka përfshirë atë…
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar sonte nga Shadërvani, ku një numër i madh qytetarësh u mblodhën në mbështetje…
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka nxitur një ndjenjë krenarie te qytetarët…
Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e…
Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…