Categories: kosovë

Xhevat Dajaku paralajmëron për letrën në qarkullim: Mund të ushqejë linçimin dhe dhunën

Xhevat Dajaku, vëllai i të ndjerit Besim Dajaku, ka reaguar ndaj një letre që po qarkullon në rrjet dhe të cilën e ka quajtur “Fletë Rrufe”.

Ai ka paralajmëruar se përmbajtja e saj përhap frikë, pasiguri, linçim dhe dhunë. Dajaku thekson se personat e dënuar duhet të përgjigjen për veprat e tyre dhe nuk duhet të identifikohen me UÇK-në apo Kosovën.

Të lidhura

None found

“Dikush e hedh idenë, dikush e shkruan, dikush e shpërndan dhe dikush e ekzekuton”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Dajaku e përshkruan letrën si një tekst që kalon dorë më dorë dhe kërkon linçim e gjak, ndërsa krijon frikë dhe pasiguri, një mënyrë veprimi që, sipas tij, u përket vetëm gjakatarëve komunistë.

Ai shprehet se formulimi i saj është bërë qëllimisht për t’i kërcënuar të gjithë ata që besojnë dhe shpresojnë te drejtësia. Sipas Dajakut, rreshtat e parë nuk lidhen me pjesën tjetër, pasi të dënuarit nuk janë gjaku i dëshmorëve, nuk janë UÇK-ja dhe nuk janë Kosova; ata nuk janë më shumë se veprat e tyre, ashtu si secili njeri vlerësohet nga veprat e veta.

Dajaku paralajmëron gjithashtu se një “Fletë Rrufe” e tillë mund t’i japë një të marri të drejtën të godasë një tjetër me shkop, plumb ose thikë, duke menduar se po bën heroizëm. Në këtë mënyrë, sipas tij, krijohet zinxhiri i krimit: njëri e hedh idenë, tjetri e shkruan, dikush e shpërndan dhe dikush e ekzekuton.

të fundit

Bedri Hamza: Apeli të vendosë drejt për rastin, duke u bazuar në fakte dhe prova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka folur për pritjet…

8 minutes ago

Ndryshime në diplomacinë shqiptare, Uran Ferizi pritet të drejtojë Misionin e përhershëm të OSBE-së

Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me dije se Uran Ferizi i…

8 minutes ago

Kosova përfshihet në sistemin ATA Carnet, Spahiu shpjegon lehtësitë për bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftua komunitetin e biznesit se Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, një mekanizëm…

10 minutes ago

Ramiz Merko dënohet me 5.000 euro gjobë për pllakën përkujtimore në hyrje të Komunës së Strugës

Gjykata Themelore e Strugës sot i shqiptoi një gjobë prej 5.000 eurosh ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për…

16 minutes ago

Alain Taho, portieri shqiptar 19-vjeçar dhe 193 centimetra i gjatë që po spikat te Interi

Alain TahoVetëm 19 vjeç, por emri i portierit shqiptar Alain Taho po bën “zhurmë” në mediat italiane dhe jo vetëm…

16 minutes ago

Diesel becomes more expensive, while gasoline gets cheaper in North Macedonia

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se është rritur çmimi i naftës së dizellit, ndërsa është ulur çmimi i benzinës.Çmimet e…

18 minutes ago