Categories: kosovë

Vuçiq kërkon nga NATO të ndalojë hapjen e urës së Ibrit, analisti: Po sillet si urdhërues

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për t’i kërkuar që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet për qarkullim.

Të lidhura

None found

Sipas pretendimit të Vuçiqit, ky proces po zhvillohet pa u informuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Ai ka deklaruar të martën për mediat serbe se letrën mund ta dërgojë po atë ditë ose të nesërmen, duke shpresuar që Rutte ta pranojë kërkesën.

“Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time që të mos bëhet kjo. Për mua është një turp dhe zhgënjim i madh. Kjo tregon nervozizmin që i ka kapluar, sepse nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiqi.

Analisti Gani Mehmeti e ka cilësuar reagimin e presidentit serb si “urdhërues”, duke vlerësuar se Vuçiqi nuk po e kundërshton urën thjesht përmes ankesave, por po tenton t’i diktojë qëndrimin edhe komandës së NATO-s.

Mehmeti thotë se presidenti serb është kundër zbatimit të ligjit dhe shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës në veri. Sipas tij, pas nisjes së hapjes graduale të urës dhe përfshirjes së Policisë së Kosovës, Vuçiqi po përpiqet t’i drejtohet drejtpërdrejt sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, pasi nuk e konsideron të mjaftueshëm komunikimin me komandantin e KFOR-it.

“Që nga viti 2000, kur në Mitrovicë u vranë dhjetëra shqiptarë dhe ata u dëbuan në kuadër të një spastrimi etnik me ndihmën e KFOR-it, Vuçiqi dhe të tjerët nuk kanë reaguar për arsyet e përndjekjes së shqiptarëve. Përkundrazi, ata e kanë mbështetur, sipas tij, masakrën dhe dëbimin e shqiptarëve nga veriu i Kosovës, sepse kanë synuar pasuritë nëntokësore të kësaj pjese”, është shprehur Mehmeti për “Bota sot”.

Ai shton se situata ka ndryshuar pas eliminimit të bandave kriminale serbe dhe fillimit të zbatimit të ligjeve të Kosovës në veri. Mehmeti pretendon se Vuçiqi tashmë nuk po arrin të ushtrojë ndikim as përmes Listës Serbe dhe, për këtë arsye, po përpiqet të paraqitet si autoritet që mund t’u japë urdhra përfaqësuesve të NATO-s.

Sipas analistit, presidenti serb e kundërshton qarkullimin në urën e Ibrit sepse dëshiron që veriu i Kosovës të mbetet i ndarë nga pjesa tjetër e vendit, me synimin që një ditë t’ia bashkojë Serbisë. Mehmeti thekson se urat duhet të shërbejnë për lidhjen e njerëzve dhe vendeve dhe se në atë pikë nuk duhet të ketë kufi.

Ai ka kritikuar edhe rolin e KFOR-it në të kaluarën, duke pretenduar se pas dëbimit të shqiptarëve nga veriu dhe pamundësisë së kthimit të tyre në tokat e veta mijëravjeçare, u mundësua edhe ndarja e Mitrovicës për t’iu përshtatur kërkesave të serbëve. Mehmeti pyet pse nuk u nda asnjë qytet tjetër i Kosovës, si Prishtina, Prizreni apo Peja, duke argumentuar se në këto qytete nuk kishte një prani serbe që do ta nxiste një kërkesë të tillë.

Mehmeti e akuzon Vuçiqin se po e trajton me përçmim komandantin e KFOR-it dhe po ndërhyn në çështjet e brendshme të Kosovës. Ai kujton se vendimi për hapjen e urës, nëse nuk gabon, ishte marrë rreth vitit 2016, por zbatimi i tij ishte penguar nga strukturat kriminale serbe.

“Vuçiq, bëhu i mençur, njihe Republikën e Kosovës dhe të jetojmë si fqinj. Secili duhet të merret me punët e veta, pa ndërhyrë në çështjet e njëri-tjetrit”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”, duke theksuar se Serbia kërkon tokë të huaj, ndërsa shqiptarët pretendojnë tokën e tyre.

të fundit

Një muaj pas propozimit Laurent Krasniqi humbi jetën, partnerja e tij reagon për herë të parë: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit

Laurent Krasniqi humbi jetën më 2 shtator, në një aksident tragjik që tronditi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që…

3 minutes ago

Milot Avdyli lider i Celjes në barazimin me RB Salzburgun

Sulmuesi i krahut, që këtë edicion po përdorët si mbrojtës, Milot Avdyli ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike për Celjen.Avdyli…

7 minutes ago

Beogradi mbushet me mijëra protestues, studentët përballen me Vuçiçin në zgjedhjet e së dielës

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë…

16 minutes ago

Qarri calls for Serbia to be held accountable after UN Security Council meeting

Të martën, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e…

18 minutes ago

Who will return the stolen billions?” Korreshi responds to Rama over parents paying for damage caused by students

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e…

19 minutes ago

You are exploiting the protest,” Socialist MP tells analyst: We have taken measures

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania…

19 minutes ago