Vuçiç uron Listën Serbe “për fitoren” në Kosovë: Urime për njerëzit tanë të pa lodhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” në zgjedhjet lokale në Kosovë, Listën Serbe. Vuçiç në postimin e tij në rrjetet sociale është shprehur kjo është fitore tjetër për ta.

“Edhe një fitore tjetër… Urime Listës Serbe dhe njerëzve tanë të palodhur në Zyrën për Kosovën”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave preliminare, Lista Serbe pritet të fitojë në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë në rundin e parë.

Përjashtim këtu bën Kllokoti, ku pas 87.50 për qind të votave të numëruara, kandidati për kryetar i Listës Serbe prin me 43.26 për qind të votave.


Shtuar 12.10.2025 23:38