kosovë

Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

Të lidhura

None found

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.

Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiç, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.

Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Në atë kohë, Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t’i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t’u bërë anëtarë të BE-së./REL

të fundit

Kuzeska: Propozimi për votim me postë krijon terren të ri për manipulime

LSDM njoftoi sot se OBRM-PDUKM në pushtet synon të prezantojë ndryshime në modelin zgjedhor për votimin e diasporës që hapin…

5 minutes ago

Hoqi dorë nga jeta në Londër, Françeska Murati tregon arsyen se përse u rikthye në Tiranë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një detaj interesant rreth vendimit për t’u…

6 minutes ago

PTHP-Shkup kërkon masa paraprake për tre të dyshuar për dhunë ndaj një të mituri

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në…

6 minutes ago

Sulmet ruse në Kiev lënë të paktën 22 të vdekur, Zelensky pritet të takohet me Trump në samitin e NATO-s

Një seri e re bombardimesh ruse goditi gjatë natës Kievin dhe zonat pranë tij, duke shkaktuar të paktën 22 viktima…

6 minutes ago

Heat can bring serious consequences, doctors warn even of comatose conditions

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre.…

6 minutes ago

Fire extinguished in Shijak, traffic on the Tirana-Durrës route returns to normal

Zjarri i rënë në zonën e Koxhasit, në Shijak është shuar dhe flakët janë vënë nën kontroll. Zjarri ra në…

6 minutes ago