Categories: Uncategorized

Vuçiç: Nuk firmos asnjë dokument ku pranohet njohja e Kosovës, pikë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka refuzuar pikën për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai beson se ajo nuk do të përfshihet në dokumentin që quhet “normalizim ekonomik”.

Të lidhura

None found

Lideri serb ka insistuar se gjatë bisedimeve duhet të ofrohet një “letër e mirë, përndryshe nuk do ta nënshkruaj.

Vuçiç ka treguar se si amerikanët kanë hapur dokumentin ku thotë se është kërkuar njohja.

“Le ta dinë njerëzit si funksionon kjo, pala amerikane na e ndau dokumentin që nuk e ka parë asnjëra palë, ose pala jonë nuk e ka pa me siguri, ishte një “non paper” si i thonë, dhe atë dokument s’mund ta merrni me vete, sepse e ka numrin, e as ta fotografoni e as diçka tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb nënvizon se nuk do të firmosë asnjë dokument ku pranohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk është diçka e re, por kemi hasur në mirëkuptim. Bëhet fjalë për një shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës, për ne ka qenë diçka formale por jo e befasishme. Nuk është hera e parë që unë reagoj kështu sepse ka ndodhur njësoj edhe në Evropë. Njerëzve në Serbi ju them me siguri: Në asnjë formë nuk e nënshkruaj asnjë dokument ku pranohet njohja e pavarësisë së Kosovës, pikë”, u shpreh ai.

“Dhe na erdhi radha të prononcohemi për atë dokument. Ishte dokument shumë i vështirë, që fliste për njohjen reciproke”, ka thënë Vuçiç, duke theksuar se më vonë amerikanët e larguan këtë dokument.

të fundit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

16 minutes ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

25 minutes ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

26 minutes ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

26 minutes ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

27 minutes ago

Konjufca accuses Serbia of using religion for political interests

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

28 minutes ago