Serbian President Aleksandar Vucic listens Turkey's President Recep Tayyip Erdogan during a joint news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Oct. 7, 2019. Turkish President Recep Tayyip Erdogan said Monday in Belgrade that Turkey will continue to play a "constructive role" in boosting stability in the Balkans where it maintains historic influence stemming from the centuries-long Ottoman rule. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Shije të hidhur i ka lënë darka që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kishte të mërkurën mbrëma në Berlin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.Ngjarja ku ishte prezent edhe emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, sipas Vuçiqit, shkoi huq pasi që delegacioni kosovar sipas serbit refuzoi publikimin e deklaratës së përbashkët.
“Në fund thanë se nuk mund të shkruhet që Vuçiq pajtohet për paqe për shkak se ai është “Putin i vogël” dhe do luftë. Unë ju thashë ‘hiqeni edhe këtë pjesë e çkado tjetër vetëm të kemi deklaratë të përbashkët’ por ata na thanë nuk duam asgjë. Duhet ta kuptoni me kënd kemi punë”, tha Vuçiq.Në adresimin disa orësh, Vuçiq nga Beogradi tha se shteti i tij është vënë në pozitë të rëndë pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për Pavarësinë e Kosovës.
None found
Putin tha se parimi për vetëvendosje i popullit të Kosovës, mbi të cilin ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet të vlejë edhe për republikat e vetë-shpallura Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.
Vuçiq pastaj u kthye me kërcënime për Kosovën që e ka në plan të aplikojë për pranim në Këshillin e Evropës e në Partneritet për Paqe të NATO-s.
“Atë ditë që marrim vesh që kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në ndonjë organizatë përgjigjja jonë do të jetë shumë më e fortë sesa që mendojnë ata e nuk do të jetë vetëm deklaratë për media. Më besoni se do t’ua tregojmë dhëmbët goxha shumë”.Ndërkohë shfaqi video që thotë se tregojnë sesi Ushtria e Kosovës kaloi në veri të Mitrovicës.
Sipas Vuçiqit një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë pasi që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi ujdi në Bruksel më 2013 me të cilën Kosova pajtohet që FSK-ja nuk kalon në veri pa leje paraprake nga NATO-ja dhe kryetarët e komunave.“Filmimet janë nga e enjtja mes orës 10:00 dhe 12:00 të ditës dhe askush nuk reagon për këtë dhe nuk interesohen që krejt ujdia është shkelur. Me këtë ne e dokumentojmë secilin sulm ndaj serbëve dhe secilën shkelje të të drejtës ndërkombëtare”.
Kryetari i Serbisë, shtoi se askujt në Prishtinë nuk i intereson që të themelohet Asociacioni dhe se bashkësia ndërkombëtare do nga Beogradi vendosje të sanksioneve ndaj Moskës.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës protestuan edhe mëngjesin e së premtes para ndërtesës së qeverisë, duke…
Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të premte homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, përmes një video-mesazhi të publikuar në…
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance e minimizoi përshkallëzimin e fundit me Iranin, duke deklaruar se situata nuk duhet të cilësohet si…
Çmimi i naftës Brent është ngjitur sërish pranë 96 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë shtuar…
Gjatë orëve të para të mëngjesit, një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur në Vorë. Sipas informacionit të Policisë, ngjarja…
Qeveria e drejtuar nga Giorgia Meloni ka vendosur një rekord historik në Itali, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në…