Categories: kosovë

Kadrijaj akuzon: Kurti përdor grupe paramilitare si “Lule” dhe “Gjela” për të na frikësuar

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës u mblodhën sërish para godinës së ekzekutivit të premten në mëngjes, duke vijuar thirrjet që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të marrë pjesë në seancën parlamentare për themelimin e legjislaturës së re.

Të lidhura

None found

Kësaj here, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, konkretisht këshilltarët komunalë nga Prizreni dhe Suhareka.

Dardan Berisha, asamblist i PDK-së në Suharekë, mori fjalën i pari dhe e kritikoi ashpër Kurtin për mungesë përkrahjeje ndaj komunave.

Ai theksoi se administrata e kaluara, megjithëse kishin fonde më të limituara, arritën të nxisnin zhvillimin e vendit. Sipas tij, buxheti aktual nuk po shpërndahet në nivel lokal dhe qeveria po synon të centralizojë pushtetin komunal.

Adem Morina, këshilltar i PDK-së në Prizren, e cilësoi bllokimin e buxheteve komunale si një veprim të pajustifikueshëm dhe një njollë të rëndë për imazhin e vendit para partnerëve ndërkombëtarë.

Ai u shpreh se kjo bllokadë e ushtruar nga Kurti nuk po dëmton vetëm institucionet qendrore, por po paralizon të gjitha mekanizmat lokalë. Morina e quajti këtë sjellje të panevojshme dhe të dëmshme për qytetarët dhe kërkoi zhbllokimin e menjëhershëm të shtetit.

Ndërkohë, Genc Prelvukaj nga kryesia e PDK-së u përqendrua te vështirësitë që po kalojnë shtresat e ndryshme të popullsisë për shkak të qëndrimeve të shefit të ekzekutivit.

Ai deklaroi se për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kurtin, prioritet nuk është mirëqenia e qytetarëve, por përplasja me opozitën. Prelvukaj përmendi rëndimin e krizës ekonomike për familjet, mungesën e mjeteve të punës dhe sakrificat e përditshme të policëve e minatorëve, duke theksuar se e vetmja gjë që i intereson partisë në pushtet është shfryrja e egos dhe konflikti politik në vend të kompromisit.

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ngriti akuza të rënda ndaj liderit të Vetëvendosjes, duke pohuar se ai po zhvillon një luftë hibride kundër oponencës përmes grupeve paramilitare me emrat “Lule” e “Gjela”.

Ajo shtoi se këto llogari anonime përdoren për të denigruar dhe frikësuar këdo që nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kadrijaj e sfidoi hapur Kurtin, duke i thënë se nuk do të frikësohet dhe se trimat e vërtetë dalin me identitete reale. Ajo paralajmëroi se me avancimin e teknologjisë, autorët e këtyre fushatave do të zbulohen dhe se disa tashmë janë penduar para organeve të drejtësisë.

Aksioni i deputetëve të PDK-së dhe Aleancës ka hyrë tashmë në javën e katërt, me kërkesën kryesore për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja.

të fundit

Nikolloski: Transportuesit të mos mashtrohen nga lajmet e rreme

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski u bën thirrje transportuesve nga Maqedonia e Veriut të mos bien nën ndikimin…

2 minutes ago

Zbulimet e naftës rindezin mosmarrëveshjen e Falklandit, Milei paralajmëron masa ndëshkuese për firmat

Presidenti argjentinas Javier Milei ka përshkallëzuar tensionet me Britaninë e Madhe, duke kërcënuar me sanksione kompanitë që planifikojnë të kërkojnë…

3 minutes ago

VIDEO/ Giorgia Meloni kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, Rama përgëzon homologen: Tani të ka mbetur vetëm rekordi im për t’u thyer

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të premte homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, përmes një video-mesazhi të publikuar në…

19 minutes ago

Vance: Asnjë marrëveshje me Iranin, afat i panjohur për fundin e konfliktit

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance e minimizoi përshkallëzimin e fundit me Iranin, duke deklaruar se situata nuk duhet të cilësohet si…

20 minutes ago

Brent-i kalon 96 dollarë, shtohen shqetësimet për Ngushticën e Hormuzit mes përplasjeve SHBA-Iran

Çmimi i naftës Brent është ngjitur sërish pranë 96 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë shtuar…

20 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur në Vorë. Sipas informacionit të Policisë, ngjarja…

30 minutes ago