Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Kosovë të enjten, më 1 tetor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti, bëri të ditur zyra e saj.
None found
Vizita në Kosovë është pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor. Udhëtimi i von der Leyen nis të mërkurën në Tiranë, vijon pas Prishtinës në Podgoricë të enjten dhe mbyllet të premten në Shkup. Sipas Komisionit Evropian, në qendër të diskutimeve do të jenë perspektiva e anëtarësimit në BE, integrimi gradual dhe zbatimi i Planit të Rritjes për rajonin.
Ky udhëtim zhvillohet në një kohë kur Komisioni Evropian po përgatit udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë shënuar përparim më të madh. Von der Leyen e njoftoi këtë nismë në fjalimin e 16 shtatorit, por nuk bëri të ditur emrat e vendeve. Raportimet e mediave sugjerojnë se dokumentet do të përfshijnë Shqipërinë dhe Malin e Zi në Ballkanin Perëndimor, si dhe Moldavinë e Ukrainën në lindje të Evropës. Udhërrëfyesit synojnë të përcaktojnë reformat, kushtet dhe afatet orientuese për fazat e ardhshme të negociatave, ndërsa propozimet nuk janë prezantuar ende zyrtarisht.
Gjatë vizitës në Podgoricë, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Mali i Zi konsiderohet vendi më i avancuar në procesin e negociatave për anëtarësim, pasi ka hapur të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre, sipas të dhënave të fundit të Komisionit.
Sipas raportimeve nga Komisioni Evropian, Bashkimi Evropian ka nisur gjithashtu përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe ka propozuar një paketë financiare që do të mbështeste kalimin e mundshëm të vendit drejt anëtarësimit.
Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk janë përfshirë në itinerarin aktual të turneut. Komisioni Evropian ka deklaruar se von der Leyen synon t’i vizitojë këto dy vende në një moment të mëvonshëm, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme atje.
Një 16-vjeçar nga Wisconsin është dënuar me 20 vite burg pasi vrau motrën e tij 30-vjeçare gjatë një konflikti familjar…
Një teori konspirative e çuditshme është përhapur në rrjetet sociale dhe forumet në Brazil, sipas së cilës ylli i Real…
Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike mbi zgjedhjen e Endri Shabanit, në postin e Avokatit të Popullit, një…
Blerim Xhemaili beson se përfaqësuesja e Zvicrës aktualisht është e vështirë të imagjinohet pa Granit Xhakën në qendër të mesfushës.Xhaka…
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin, Jozefin Marku, të cilit i është ndryshuar masa e sigurisë. Sipas gazetares…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku foli për zhvillimet…