Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta nisë të mërkurën e ardhshme vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor.
None found
Shqipëria do të jetë ndalesa e parë e saj, ku pritet të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Një ditë më pas, të enjten, shefja e Komisionit Evropian do të udhëtojë drejt Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo do të takohet me u.d. së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ende nuk janë bërë publike temat që do të diskutohen në këto takime.
Pas Kosovës, turneu i Von der Leyen do të vijojë në Mal të Zi dhe do të përfundojë në Maqedoni të Veriut.
Itinerari u konfirmua nga zëdhënësi i KE-së, Olof Gill, gjatë raportimit të përditshëm për mediat.
Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë përfshirë në këtë vizitë, për shkak të “zgjedhjeve të ardhshme” që, sipas arsyetimit të dhënë, do të zhvillohen në këto dy vende.
Tensionet kanë marrë përmasa të reja në kampin e Kombëtares së Irlandës para duelit me Izraelin në Ligën e Kombeve,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria një 62-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet se…
Masa të shtuara sigurie do të zbatohen të dielën në Vjenë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes…
Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është pyetur në një konferencë për media lidhur me kërkesën e protestuesve e opozitës për…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka heshtur lidhur me vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë,…