Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, mbërrin sot në Tiranë, në nisje të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.
None found
Pas qëndrimit në Shqipëri, zyrtarja e lartë evropiane do të vijojë axhendën në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në Tiranë, von der Leyen pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Bisedimet do të përqendrohen te integrimi evropian i Shqipërisë dhe hapat që duhet të ndërmerren në vijim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Më 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të shkojë në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Po më 1 tetor, ajo do të udhëtojë edhe në Podgoricë, ndërsa vizita në rajon do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.
Reformat, progresi i vendeve në perspektivën evropiane dhe integrimi gradual i rajonit në strukturat dhe tregun e Bashkimit Evropian pritet të jenë ndër temat kryesore të diskutimeve në këto katër shtete të Ballkanit Perëndimor.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Përmes këtij instrumenti, BE synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, zbatimin e reformave dhe afrimin e vendeve të rajonit me tregun evropian.
Kjo shënon vizitën e gjashtë të Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Gjatë turit, ajo pritet të vizitojë gjithashtu projekte që janë financuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Sekretari amerikan i Luftës Pete Hegseth do të njoftojë një ulje të mëtejshme të numrit të oficerëve të lartë në…
"Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor sot nuk është vetëm një investim në stabilitetin rajonal, por edhe…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë. Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur…
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot konferencë për media, në kuadër të aktiviteteve të paraprira për marshin…
Iniciativa “Jo në emrin tim!” do të mbajë sonte, në orën 21:00, protestën e 15-të kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me…