Categories: kosovë

Vlora Çitaku thirrje Kurtit: Tani nevojitet veprim, jo taktizim

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndërmarrë hapa lidhur me ligjin për Gjykatën Speciale dhe mbështetjen financiare për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Të lidhura

None found

Reagimi i saj u bë përmes një postimi në Facebook, ku ajo kundërshtoi qëndrimin se për këto çështje nuk mund të merret një vendim pa u prononcuar Gjykata Kushtetuese.

“VV, kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese. Ne po jua heqim këtë kusht. Çfarë mendoni? Seriozisht. Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë. Asgjë nuk është e barasvlershme me të”, shkroi ajo.

Çitaku e ka cilësuar këtë çështje si një përballje me rëndësi të veçantë, duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.

“Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tash. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët. Pa hezitim. Pa u ndalur. Deri në fund. Deri në liri”, ka shkruar Çitaku.

të fundit

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, nesër u jepet lamtumira 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…

4 minutes ago

Oracle planifikon financim prej 20 miliardë dollarësh për zgjerimin në AI, aksionet humbin rreth 4.5%

Gjiganti amerikan i softuerëve dhe kompjuterizimit në cloud, Oracle, paraqiti të hënën planet për të mbledhur 20 miliardë dollarë përmes…

13 minutes ago

Këshillat e chatbot-eve për shëndetin mendor shqetësojnë psikologët: Rrezik nga informacionet e dëmshme

Psikologët kanë ngritur shqetësime lidhur me chatbot-et e parregulluara të inteligjencës artificiale (IA), të cilat u ofrojnë informacione “të pakualifikuara…

13 minutes ago

Gjermania vë në provë rrjetin kuantik për mbrojtjen e shkëmbimit të të dhënave të ndjeshme

Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…

14 minutes ago

Foshnja iu besua Adonis Demirit para vrasjes, Zymberi shpjegon procedurën e ndjekur nga QPS-ja

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton e kishte trajtuar…

15 minutes ago

Balliu për letrën e Veliajt: Rama kontrollon SPAK-un dhe përcakton kush burgoset e kush qëndron jashtë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…

19 minutes ago