VIDEO / Hiqen shenjat serbe, vendosen tabelat e vendbanimeve në Veri

Ministria e Infrastrukturës ka filluar sot vendosjen e tabelave të vendbanimeve me emrat e vendeve në veri të Kosovës në dy gjuhë shqip dhe serbisht, duke larguar tabelat që ishin të shkruara më herët në cirilik.

Këto pamje nga veriu i ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se u hoqën shenjat serbe dhe u vendosen ato zyrtare.

Siç raportoi mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” më herët, punëtorët e Ministrisë janë ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës e rajonit të Veriut.

“Policia e Kosovës siguron këto ekipe që lëvizin nga Rudari në Jarinje, duke hequr tabelat ekzistuese para vendeve ku hasin”, shkroi ky medium.


Shtuar 14.03.2024 17:00