Categories: kosovë

UNMIK: Familjet e personave të zhdukur duhet të jenë në fokus të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të tyre

UNMIK-u ka theksuar se procesi për përcaktimin e fatit të personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga konflikti në Kosovë duhet të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe me viktimat e familjarët e tyre në qendër.

Të lidhura

None found

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara, Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, deklaroi se, pavarësisht përparimit të konsiderueshëm, shumë familje ende përballen me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e të afërmve të tyre.

“Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet në asnjë rrethanë. Rezultatet e rëndësishme arrihen përmes bashkëpunimit, besimit dhe angazhimit të përbashkët për t’u dhënë familjeve përgjigjet që u takojnë”, citohet të ketë thënë Due në komunikatë.

Sipas UNMIK-ut, më shumë se 1,500 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur që prej përfundimit të konfliktit në Kosovë. Zbulimi i fundit i mbetjeve njerëzore në Zubin Potok, të cilat besohet se u përkasin së paku 23 individëve, tregon se edhe pas dekadash pritjeje mund të dalin në dritë të dhëna për fatin e tyre.

“Jemi pranë të gjitha familjeve që kanë pritur për një kohë kaq të gjatë për të mësuar të vërtetën mbi fatin e të afërmve të tyre dhe bëjmë thirrje që të drejtat e nevojat e tyre të udhëheqin këto përpjekje. UNMIK-u do të vijojë të ofrojë mbështetje psikologjike dhe forma të tjera ndihme për këto familje”, tha PSSP Due.

Ai theksoi gjithashtu se tema e Ditës Ndërkombëtare të këtij viti është “Viktimat në rend të parë. Të veprohet tani”.

Due bëri thirrje për zbatimin e plotë të Deklaratës së BE-së për personat e zhdukur, vazhdimin e angazhimit në kuadër të Grupit të punës për personat e zhdukur, të udhëhequr nga KNKK, si dhe intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta mes Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Dita përkujtimore e këtij viti shënon edhe 20-vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet me Detyrim, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2006.

UNMIK-u deklaron se do të vazhdojë të mbështesë familjet e personave të zhdukur në përpjekjet e tyre për të realizuar të drejtën për të ditur fatin dhe vendndodhjen e të afërmve, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

të fundit

Letonia përshëndet zgjedhjen e presidentes dhe përpjekjet demokratike të Kosovës

Përfaqësuesi i Letonisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së…

5 minutes ago

Debat për protestën, Sulo-Klosit: Çfarë problemi keni me 1 mijë pedagogët e PD-së? PS ka 850 mijë vota

Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka…

9 minutes ago

Britania e Madhe kërkon që përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Milan Radoiçiçin, të dalin para drejtësisë

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zhvillimet institucionale në Kosovë, duke riafirmuar…

16 minutes ago

Gerasimovski: After two years in government, OBRM-PDUKM faces growing public discontent

"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…

24 minutes ago

Deadline for appeals over the electoral process in Brvenica expires

Ka skaduar afati për ankesat për procedurën e votimit që pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Bërvenicës…

24 minutes ago

Hetimet zbardhin ngjarjen në Tiranë, 46-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

25 minutes ago