Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) përshëndeti zhvillimet institucionale në Kosovë dhe rikonfirmoi përkrahjen e vendit të saj për rrugën demokratike të vendit. Ajo kërkoi gjithashtu të zbardhet fati i të zhdukurve dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.
None found
Ajo tha se Britania e Madhe synon të vijojë bashkëpunimin me Kosovën dhe institucionet e saj, për të ndihmuar zhvillimin e vendit si një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës.
Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë njohur atë t’i bashkohen shumicës së shteteve që e kanë bërë këtë.
Përfaqësuesja britanike vlerësoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë dhe perspektivën evropiane të të dy vendeve. Ajo kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe pjesëmarrje konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit.
Ajo nënvizoi po ashtu se të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë duhet të mbrohen dhe se garancitë për to duhet të zbatohen konkretisht, në përputhje me sundimin e ligjit.
Duke trajtuar çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, përfaqësuesja kërkoi që Serbia të mundësojë qasjen në arkivat dhe dokumentacionin përkatës. Kjo, tha ajo, do të ndihmonte për të bërë përparim në zbardhjen e fatit të më shumë se 1.500 personave ende të pagjetur.
Në përfundim, ajo iu kthye sulmit në Banjskë dhe vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke kërkuar sërish që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Në këtë kuadër, përmendi Milan Radoiçiçin.
Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…
Pas arritjes së marrëveshjes politike, “Koalicioni Shqiptar” po zhvillon aktivitete parazgjedhore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Tetë subjektet politike garojnë…
Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur tejkalimin e krizës politike…
Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka…
Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq,…