Categories: kosovë

Ulutash mohon vonesën e KFOR-it në Banjskë: Reagimi ishte profesional dhe me ritmin e nevojshëm

Gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it, ka deklaruar se misioni është i gatshëm të përballet me çdo skenar, përfshirë edhe një ngjarje të ngjashme me sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë me shkrim për kp, ai tha se nuk dëshiron të bëjë hamendësime, duke theksuar se ushtarakët nuk e konsiderojnë asnjë situatë si të mirëqenë dhe përgatiten vazhdimisht për çdo mundësi. Sipas tij, KFOR-i organizon rregullisht aktivitete që synojnë ngritjen e aftësive të personelit dhe ruajtjen e standardeve më të larta operacionale.

Ulutash vlerësoi se gjendja e sigurisë është përmirësuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe se angazhimi i përditshëm i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Ai shtoi se tani duhet vazhduar mbi këtë përparim dhe të mbrohen rezultatet e arritura me shumë përpjekje, prandaj KFOR-i do të ruajë një prani efektive operacionale në terren.

NATO-ja dërgoi trupa shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë. Megjithatë, komandanti i KFOR-it nuk dha hollësi se si do të trajtohet në të ardhmen prania e përforcuar, por sqaroi se vendimet do të merren pas shqyrtimit të kujdesshëm të disa treguesve të sigurisë.

Ai deklaroi se nuk mund të publikojë të dhëna operacionale, pasi ruajtja e tyre është vendimtare për efektivitetin dhe fuqinë parandaluese të KFOR-it. Ulutash siguroi se misioni do të vijojë të ndjekë çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe do të kujdeset që të jetë i pozicionuar në mënyrën e duhur dhe i aftë për ta përmbushur detyrën e vet.

Sipas tij, përshtatja e pranisë së KFOR-it mbështetet në një vlerësim të kujdesshëm të disa treguesve të sigurisë. Ky proces, siç shpjegoi ai, do të zbatohet hap pas hapi dhe në varësi të rrethanave në terren, ndërsa mund të zhbëhet nëse një gjë të tillë e imponojnë zhvillimet e sigurisë.

Në Kosovë janë ngritur pretendime se reagimi i KFOR-it gjatë sulmit në Banjskë ishte tepër i ngadalshëm dhe se kjo forcë duhej të zotëronte paraprakisht informacione të inteligjencës për grupin e armatosur që kreu agresionin në Kosovë.

Duke iu përgjigjur këtyre kritikave, Ulutash tha se trupat e NATO-s vepruan profesionalisht dhe me shpejtësinë që kërkonte situata. Sipas tij, ndërhyrja u bë në përputhje të plotë me mandatin afatgjatë të OKB-së, si dhe me procedurat dhe protokollet në fuqi. Ai shtoi se, pas ngjarjeve të përmendura, KFOR-i e ka përshtatur edhe më tej praninë e tij në terren.

të fundit

FSK-ja dhe FARSH-i zhvillojnë aftësitë për kërkim-shpëtim në male

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një…

6 minutes ago

Derbi Tirana-Dinamo mbyllet në barazim mes polemikash, reagon klubi dinamovit

Ilir Daja, ndeshja Tirana - Dinamo dhe Enea JorgjiNë derbin e luajtur dje mes Tiranës dhe Dinamos në stadiumin “Niko…

10 minutes ago

Zbritje rekord pikësh mund ta presë Manchester Cityn pas vendimit për 114 shkelje

Manchester City mund të përballet me një zbritje masive pikësh, pasi komisioni i pavarur e shpalli fajtor për shkeljen e…

16 minutes ago

Conclusion of the investigation into the “Balluku” file: SPAK charges five businesspeople (names)

Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…

25 minutes ago

Lawyers end boycott at the Special Court, returning to hearings on Monday

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për…

25 minutes ago

President Begaj decrees the date of the local elections

Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, do të zhvillohen më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar…

26 minutes ago