Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka bërë një reagim pasi policia gjeti pesë zolla në afërsi të Manastirit te Banjskës. Express raportoi se për këtë armatim policia u njoftua nga prifti i kishës.
E për këtë, Musliu mendon “të gjithë priftërinjtë e hoxhallarët duhet të jenë AKI”.
Pas kësaj deklarate ka reaguar hoxha Bahri Sejdiu.
Ai ka thënë se hoxhallarët nuk kanë nevojë të jenë pjesë e institucionit, pasi janë në shërbim të kombit 24 orë.
“Shumë mirë, por hoxhallarët janë AKI pa patur nevojē të jenë brenda institucionit të AkI-së sepse janë në shërbim të kombit 24 orë. E në veçanti kur atdheu është në rrezik. Shèrbimi ndaj atdheut është krenari dhe obligim yni”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express