Trajneri i Kosovës kandidat potencial për stolin e Zvicrës

Selektori zviceran i Kosovës, Bernard Challandes po konsiderohet nga Federata e Futbollit të Zvicrës si kandidat i mirë për ta zëvendësuar ish-selektorin, Vladimir Petkovic.

Sipas “Nau.Ch” selektori i Kosovës, Bernard Challandes është kandidat për të qenë në krye të Kombëtares së Zvicrës.

Largimi i Petkovicit i ka kapur zyrtarët zviceranë në “gjumë” dhe ndeshjet për kualifikim në Kupën e Botës fillojnë në shtator, kështu që presidenti i Federatës, Dominique Blanc dhe Drejtori sportiv, Patrick Bruggmann kanë përpiluar një listë e cila ka disa kandidatë potencialë për stolin e helvetikëve.

Challandes po shihet si kandidat për të marrë drejtimin e Kombëtares dhe artikulli sugjeron që me eksperiencën e tij ai mund edhe të jetë selektor i Zvicrës në të ardhmen.


Shtuar 3.08.2021 09:59