Categories: kosovë

Totaj i shpreh mirënjohje Hamzës: Dorëheqja fisnike i hap rrugë demokracisë në zgjedhjet e brendshme

Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka vlerësuar si fisnik vendimin e Bedri Hamzës për të dhënë dorëheqjen, duke thënë se ky veprim krijon një rrugë të re demokratike për proceset zgjedhore brenda partisë.

Në falënderimin për angazhimin e Hamzës në drejtimin e PDK-së, Totaj ka theksuar se roli dhe kontributi i tij për partinë mbeten të rëndësishëm edhe gjatë këtij procesi.

Të lidhura

None found

Përmes postimit të tij, Totaj i ka shprehur mirënjohje kryetarit Bedri Hamza për mënyrën e matur, të ndershme dhe të përkushtuar me të cilën e ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Totajt, në një kohë të shoqëruar me sfida të mëdha, Hamza tregoi se interesat e vendit dhe mbrojtja e bashkimit të familjes së tyre politike kanë përparësi ndaj çdo ambicieje personale.

Ai ka nënvizuar se dorëheqja fisnike e Hamzës u hap një drejtim të ri e demokratik zgjedhjeve të brendshme, ndërsa kontributi i tij, si një prej shtyllave të rëndësishme të PDK-së, do të vijojë të ketë peshë të madhe.

Totaj e ka përmbyllur mesazhin me respekt dhe mirënjohje të sinqertë për punën, dinjitetin dhe rrugën që kanë përshkuar së bashku.

të fundit

Virgil van Dijk në shënjestër të Trabzonsporit, mund t’i bashkohet Muçit

Trabzonspor ka vënë në shënjestër mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon…

3 minutes ago

Salianji: 300 mijë shqiptarë s’sigurojnë dot as një vakt në ditë; Rama kërkon shpjegime për protestat, në vend që të japë llogari

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për…

4 minutes ago

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt caktohet për 23 nëntor në Fier, DPB: Kontrollet u zhvilluan në disa sektorë të burgut

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për rastin e Erion Veliajt, i cili kërkoi operimin e tij pas thyerjes…

5 minutes ago

Seanca e radhës e Kryesisë së Kuvendit më 23 nëntor, në rend dite edhe financimi i Komisionit Hetimor për rastin Zekaj

Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.…

7 minutes ago

Sfida mes Prishtinës dhe Drenicës, formacionet zyrtare të takimit

Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00 në kuadër të javës…

9 minutes ago

Shiroka Pula zhvillon takim me ambasadoren kroate, në fokus thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me…

18 minutes ago