Tensionet në Kosovë, Yuri Kim thirrje Kurtit dhe Vuçiçit: Lini mënjanë egot personale

Në fjalën e saj të lamtumirës, ambasadorja Yuri Kim, foli edhe për çështjen e tensionuar në veri të Kosovës.
Kim i bëri thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të lënë egot personale dhe të marrin në konsideratë rekomandimet nga aleatët perëndimorë.

Ndër të tjerë Kim tha se pozicioni i SHBA-vë është i qartë dhe se këtë e dëshmon historia ndër vite.
Gjatë fjalës së saj në një konferencë me gazetarët, ambasadorja Kim thotë se SHBA beson tek Kosova dhe se qëllimi i tyre është angazhimi për një Kosovë të lirë dhe sovrane. Kim tha se Asociacioni do të jetë rruga që do të përfundojë në njohjen Kosovës.

Yuri Kim: Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për Asociacionin, kanë rënë dakord sepse në fakt kanë rënë dakord për rrugën përpara që do përfundonte në njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë t’ju rikujtohet sa shumë besojnë SHBA tek Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Nëse doni prova do t’ju rekomandoja të hidhnit sytë disa vite më parë. Çështja është cilat janë hapat që duhen ndjekur që të dy palët të lëvizin së bashku përpara. Kjo është koha që udhëheqësit të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenari kombëtare dhe të marrin në konsideratë atë që ju thonë miqtë e tyre.

Yuri Kim do të zëvendosohet nga diplomati David J. Kostelancik, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Sht Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme, shkruan albeu.com.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën./albeu.com/

/albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 11:43