Tayna jep mesazhin e fortë pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

Në mesin e personazhevet publikë që ka vendosur të ngrejë zërin dhe të flasë në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarjes Marigona Osmani në Ferizaj, është dhe Tayna. E reja u dhunua për vdekje nga partneri i saj 11 vjet më i madh, Dardan Krivaqa dhe 32-vjeçari Arbër Sejdiu.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, reperja ka dhënë një mesazh të fortë, ku shkruan: “Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok! Me u kthy në shpi të vet është ok! Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa! Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON! Mësojuni lirinë! Çikës lejani derën çelë e krahët hapur.”


Shtuar 25.08.2021 12:17