Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë për t’i hapur rrugë nismës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
None found
Para mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e cilësoi si hap pozitiv përgjigjen e Qeverisë ndaj kërkesës për ndryshimin e ligjit. Ai vlerësoi edhe qëndrimin e të tjerëve, si dhe unitetin e reagimin e qytetarëve kundër asaj që e quajti padrejtësi historike.
Sipas Tahirit, PDK-ja ka kërkuar që i gjithë spektri politik të mbajë qëndrim të përbashkët për këtë çështje. Ai tha se çdo veprim në këtë drejtim është i dobishëm.
Tahiri u shpreh se pret mbledhjen e komisionit përkatës dhe procedimin e projektligjit për votim në Kuvend. Për PDK-në, theksoi ai, rëndësi parësore ka që ligji të votohet dhe të miratohet.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Tahiri kërkoi që forcat politike të ulen së bashku dhe të arrijnë konsensus për funksionalizimin e institucioneve. Ai përfundoi duke thënë se mbështetja e çlirimtarëve në Hagë duhet të jetë përparësia kryesore e këtyre institucioneve.
Qeveria ka miratuar mbrëmë Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i propozuar nga Partia Demokratike…
Finlandë - Shqipëri FINLANDË 0-0 SHQIPËRI UEFA Nations League: Raundi i 3-tëStadiumi: “Helsinki Olympic”Arbitër: Robert Hennessy (irlandez) FORMACIONET ZYRTAREFINLANDË: Hradecky, Stahl, Miettinen…
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online, ku qytetarët do të mund të aksesojnë të dhëna,…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, të…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që në takimin e radhës e radhës me kryeministrin Albin Kurti pret që…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar lidhur me situatën aktuale , pas vendimit të…