Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka bërë thirrje Kuvendit që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të rikthehet menjëherë për shqyrtim të dytë.
None found
Duke iu drejtuar shumicës parlamentare, Tahiri pyeti arsyen e vonesës së procedimit të mëtejmë të këtij ligji dhe paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet.
Ai rikujtoi se, pavarësisht shmangieve në rendin e ditës, ligji ishte miratuar në lexim të parë gjatë një seance me 22 pika dhe 40 nënshkrime. Sipas tij, nisma kishte marrë mbështetjen e lëvizjeve vendosëse, Partisë Demokratike si sponsorizuese, Aleancës dhe përfaqësuesve të pakicave.
Tahiri kërkoi të dijë se çfarë po pret shumica, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, për ta sjellë projektligjin sërish në sallën e Kuvendit. Ai ngriti shqetësimin nëse po pritet ndonjë incident më i madh, dhunë apo një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës rreth Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Aleanca e fton urgjentisht VV-në dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të kthehen në sallë dhe ta miratojnë ligjin në lexim të dytë. Rregullorja e punës e parasheh përfundimin e tij në leximin e dytë, ndërsa zotimet publike dhe politike tashmë janë dhënë. Prandaj, nuk ka asnjë arsyetim për vonesë. Shkurt dhe shqip: ligji duhet të vijë menjëherë”, tha Tahiri.
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve institucionalë në…
Gazetarja e njohur e BBC-së, Laura Kuenssberg, ka zbuluar disa episode të sjelljes së papërshtatshme nga politikanë britanikë, të cilat…
Kategoria e ParëSopoti 0-0 IliriaKategoria e Parë: Java 9-tëStadiumi: SopotiArbitër: Feliks Kolleshi FORMACIONET ZYRTARE:SOPOTI: Alliu; Ferhati, Atanda, Hyka, Yosufi, Fayval, Momoh,…
Vora - DinamoVORA 0-0 DINAMO “Abissnet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Marinaj, Shiba, Pedro, Kashari, Vrapi, Frroku, Daka,…
Kanë përfunduar homazhet në nder të diplomatit të shquar, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta…