Categories: kosovë

Tahiri i PDK-së: Qeveria duhet ta ndryshojë me urgjencë Ligjin për Specialen, pa vonesa

Arian Tahiri, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta procedojë sa më parë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Të lidhura

None found

Sipas Tahirit, Qeveria duhet të veprojë me përgjegjësi dhe pa humbur kohë, pasi nuk ka arsye që procesi të mos përfundojë brenda pak ditësh.

“Kuvendi e ka përmbushur detyrën e tij dhe tani përgjegjësia i takon Qeverisë. Ligji ndodhet në Qeveri, ndaj ajo duhet ta trajtojë me përgjegjësi e urgjencë. Vullneti i shprehur sot duhet të dëshmohet edhe përmes votës për Ligjin. Nuk ka asnjë arsye për vonesë; presim që Qeveria ta kryejë punën sot dhe ta sjellë Ligjin në Kuvend nesër ose pasnesër”, u shpreh ai.

Tahiri theksoi gjithashtu rëndësinë e votimit të Deklaratës për Specialen, duke thënë se përmes saj është shprehur revolta ndaj padrejtësisë në Hagë.

të fundit

Kurti dhe Sorensen shqyrtojnë hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.…

9 minutes ago

Milani i Maldinit, Kakës dhe Shevchenkos: skuadra e jashtëzakonshme që mbeti pa Ligën e Kampionëve

Milani i sezonit 2004/05 kishte gjithçka për t'u konsideruar një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit. Nën…

16 minutes ago

Të pandehurit për shpërthimin në kanalin “Ibër-Lepenc” mohojnë sërish fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin…

19 minutes ago

Tahiri i bën thirrje Qeverisë të reflektojë: Raporti i Komisionit Evropian nuk është i opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…

19 minutes ago

Gashi mbron Qeverinë: Integrimi në BE mbetet drejtimi strategjik i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti…

19 minutes ago

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…

24 minutes ago