Categories: kosovë

Tahiraj kritikon deklaratën për Specialen dhe kërkon shpjegime nga LDK-ja për Besian Mustafën

Kuvendi i Kosovës miratoi në seancën e parë plenare një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Përmes këtij dokumenti, deputetët e cilësuan të papranueshëm përfundimin se mes katër të akuzuarve ka ekzistuar një qëllim i përbashkët kriminal.

Veprimtari Saim Tahiraj e konsideroi paradoks faktin që Kuvendi, i cili votoi për krijimin e Gjykatës Speciale, tashmë po kundërshton një vendim të saj. Në një deklaratë për “Bota sot”, ai ngriti shqetësime për respektimin e ndarjes së pushteteve dhe për mesazhin që ky qëndrim, sipas tij, i përcjell opinionit ndërkombëtar.

“Kuvendi i Kosovës miratoi sot një deklaratë kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dha dënime ndaj katër personave të akuzuar për krime lufte. Një veprim i tillë përbën një paradoks të jashtëzakonshëm.

I njëjti institucion që, së bashku me miqtë tanë ndërkombëtarë, votoi themelimin e kësaj gjykate, sot po del në kundërshtim me një vendim të saj. Këta miq na ndihmuan në çlirimin e vendit dhe në ndërtimin e shtetit tonë.

Ku mbetet morali njerëzor në këtë rast? Për moral politik duket se nuk mund të flasim, pasi ai është zhdukur prej kohësh.

Situata bëhet edhe më paradoksale kur ata që ndërmarrin një veprim të tillë përsërisin se pushtetet janë të ndara dhe se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush.

Çfarë ndodhi sot në Kuvend dhe çfarë mesazhi iu dha botës? Si mundet një institucion politik të marrë qëndrim kundër një vendimi gjyqësor dhe njëkohësisht të pretendojë se e respekton ndarjen e pushteteve?

Deputetët e padinjitetshëm mund të thonë se kjo nuk përbën ndërhyrje në drejtësi, por qytetarët kanë të drejtë ta vlerësojnë vetë atë që ndodhi”, u shpreh Tahiraj.

Ai kritikoi gjithashtu LDK-në për largimin e deputetit Besian Mustafa nga seanca dhe kërkoi të sqarohet se çfarë mesazhi përcolli ky veprim.

Sipas Tahirajt, përgjegjësia për krimet duhet të përcaktohet në mënyrë individuale, ndërsa lufta çlirimtare e Kosovës nuk duhet të mbrohet përmes ndërhyrjeve politike të Kuvendit, por nëpërmjet së vërtetës dhe drejtësisë.

“Deputetët e LDK-së duhet t’i përgjigjen edhe një pyetjeje tjetër: përse Besian Mustafa, djali i Xhemajl Mustafës, u largua nga mbledhja e Kuvendit? Çfarë mesazhi ishte ky dhe pse nuk qëndroi në sallë? Këto janë çështje që kërkojnë përgjigje.

Turpi ju mbuloftë! Me çfarë fytyre do t’u kërkoni nesër qytetarëve votën, kur me veprimet tuaja po e humbni atë sot?

Paradoksi më i madh qëndron në faktin se, ndërsa Gjykata Speciale po zhvillon proceset për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për krimet e pretenduara gjatë luftës, përfaqësuesit e popullit po përpiqen ta mbrojnë politikisht një palë nga një vendim gjyqësor.

UÇK-ja dhe lufta çlirimtare e Kosovës nuk kanë nevojë për mbrojtje politike nga Kuvendi. Ato kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Krimi ka emër dhe përgjegjësia duhet të jetë individuale, ndërsa lufta për çlirimin e Kosovës është një çështje krejt tjetër. Turp ju qoftë”, përfundoi Tahiraj.

të fundit

“Nga sheshi mund të krijohet një alternativë e re politike”, Xhemalaj: Presim pjesëmarrje masive të studentëve, protesta vijon deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti Ilir Xhemalaj, ka deklaruar se synimi i protestuesve është përfshirja gjithnjë e më e madhe e studentëve dhe të…

7 minutes ago

Ran Ben Shimon mbetet në detyrë, Izraeli shpreson te fitorja ndaj Kosovës

Pavarësisht humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, Ran Ben Shimon do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Izraelit. Mediat izraelite…

8 minutes ago

Flokët e gjata të Scipios nxorën me karton të kuq dy lojtarë kundërshtarë

Futbollisti i Anguilës, Aedan Scipio, është bërë protagonist i një prej episodeve më të pazakonta të ditëve të fundit në…

26 minutes ago

Haxhiu: Cooperation with the PDK, yes; governing coalition, no

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion…

27 minutes ago

Prishtina holds 13th consecutive night of support for former KLA leaders

Në sheshin e kryeqytetit kanë nisur të mblidhen qytetarët për protestën e natës së 13-të, me grumbullimin që ka filluar…

28 minutes ago

Haxhiu: Political tensions prompted me to wait before calling the session

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka pasur kritika ndaj…

28 minutes ago