Categories: kosovë

Musliu dhe Sveçla përplasen në Kuvend për uniformat e Policisë së Kosovës

Furnizimi me uniforma i Policisë së Kosovës shkaktoi debat në seancën e Kuvendit të Kosovës mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Musliu kritikoi ministrin për mungesën e uniformave dhe i kërkoi të ndërhyjë që policët të mos mbeten pa to. Ajo tha se, ndonëse buxheti është rritur, janë shtuar edhe ankesat e zyrtarëve policorë. Sipas saj, kur PDK-ja ishte në pushtet, Policia kishte buxhet më të vogël, por nuk kishte ankesa të tilla. Deputetja i kërkoi Sveçlës të përfshihej në zgjidhjen e problemit që në fillim të procesit të tenderit.

Të lidhura

None found

Sveçla, nga ana tjetër, deklaroi se Policia e Kosovës i ka pajisjet, uniformat dhe mbathjet e nevojshme për të kryer detyrat e saj. Duke iu përgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Hadërgjonaj, ai tha se gjatë 5 viteve të qeverisjes janë alokuar dhe shpenzuar 732 milionë euro për Policinë, nga të cilat 189 milionë euro për uniforma, armatim, municion, makineri të lehtë e të rëndë, teknologji informative, radiokomunikim, automjete, mirëmbajtje dhe investime të tjera.

Ministri bëri të ditur se Policia e Kosovës (PK) ka aktualisht 180 kontrata aktive, me vlerë mbi 70 milionë euro, që përfshijnë investime në pajisje. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tyre janë rekrutuar mbi 3 mijë kadetë policorë dhe se nevojat për pajisje, të rritura bashkë me numrin e tyre, po adresohen vazhdimisht. Sipas Sveçlës, për shkak të sigurisë dhe interesave operative të Policisë, këto janë të dhënat që mund të bëhen publike.

Hadërgjonaj kërkoi një përgjigje më të saktë për kohën kur janë blerë uniformat dhe sasinë e tyre, pa kërkuar të dhëna konfidenciale. Sveçla u përgjigj se kontrata për furnizimin me uniforma është nënshkruar dhe se zhvillime të tjera lidhur me të priten në ditët në vijim. Ai tha gjithashtu se furnizimi me uniforma taktike dhe operacionale ka vijuar dhe se nuk ka mungesa të tyre.

Pas një pyetjeje nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ministri dha shpjegime për prokurimin e uniformave të rendit. Sipas raportit që tha se kishte marrë nga Policia, procedurat e furnizimit janë nisur 4 herë dhe janë përballur me anulime e ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sveçla tha se një procedurë e hapur, me vlerë 11.3 milionë euro, u nis në vitin 2021, por u anulua nga vetë Policia sepse nuk ishin përmbushur kërkesat administrative. Një procedurë tjetër e hapur, po me vlerë 11.3 milionë euro, u nis në vitin 2023. Sipas ministrit, kjo procedurë zgjati deri në 3 vjet për shkak të 6 ankesave dhe vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

të fundit

Izraeli pritet të përballet me Kosovën pa dy lojtarë

Izraeli pritet ta ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në…

10 minutes ago

Në Maqedoninë e Veriut, të papunë 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të…

12 minutes ago

Haxhi Vasileva aims for more efficient and decisive prosecutions

Kryetarja e sapozgjedhur e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NPKOK), Iskra Haxhi…

16 minutes ago

VLEN calls for Ali Ahmeti’s resignation: BDI ministers supported Serbian projects in Macedonia

Blerim Sejdiu nga VLEN sot në konferencë për shtyp tha se BDI-ja ka qenë arsyeja për hyrjen e projekteve serbe…

16 minutes ago

KEK workers warn of strike: If demands are not met, Kosovo could be left in the dark

Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në…

17 minutes ago

Sveçla: Police have winter tires for 73 percent of vehicles

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë sqarime në Kuvendin e Kosovës lidhur me furnizimin e Policisë së…

17 minutes ago