Categories: kosovë

Sveçla përshëndet konkursin e ri për rreshterë, më shumë se dy vjet pas anulimit të procesit të parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar si mundësi të rëndësishme për zhvillimin profesional të zyrtarëve policorë hapjen e procesit të gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës.

Në një postim, Sveçla theksoi se avancimi në karrierë dhe vlerësimi i meritës ndihmojnë në forcimin e Policisë së Kosovës dhe në rritjen e motivimit të pjesëtarëve të saj.

Të lidhura

None found

“E mirëpres hapjen e procesit të gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës. Ky është një rast i rëndësishëm për zyrtarët që, me profesionalizëm e përgjegjësi, kujdesen për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë që të avancojnë në karrierë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri u bëri thirrje grave dhe vajzave që të marrin pjesë në konkurs, duke nënvizuar se avancimi i tyre kontribuon në përfaqësimin dhe fuqizimin e grave në Policinë e Kosovës.

“I nxis posaçërisht gratë dhe vajzat të aplikojnë e të përfitojnë nga mundësitë për zhvillim profesional, duke ndihmuar kështu në rritjen e përfaqësimit dhe fuqizimit të grave brenda Policisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Konkursi i ri është shpallur pasi procesi i kaluar për gradën rreshter, i hapur më 12 shkurt 2024, u anulua për shkak të shqetësimeve dhe ankesave për rregullsinë e tij.

Që nga maji i vitit 2024, Dukagjini kishte raportuar për dyshime lidhur me parregullsi, mes tyre pretendime për favorizime të mundshme dhe për shpërndarjen e testit për një grup kandidatësh përpara afatit të përcaktuar.

Pas ankesave të kandidatëve dhe raportimeve, Inspektorati Policor i Kosovës kreu një inspektim të jashtëzakonshëm. Policia e Kosovës më pas anuloi konkursin dhe u zotua të zbatonte rekomandimet e IPK-së.

Raporti i inspektimit evidentoi mangësi në fazën e konkurrimit dhe përmbante tetë rekomandime për përmirësimin e procedurës. IPK-ja kërkoi, ndër të tjera, harmonizimin e bazës ligjore, sqarimin e kritereve të aplikimit, verifikimin e kushteve të kandidatëve dhe përmirësimin e përgatitjeve teknike e administrative.

të fundit

Prokuroria jep hollësi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ish-vjehrra dyshohet se pa sulmin me sëpatë dhe nuk ndërhyri

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve…

51 seconds ago

Kamberi ngre pikëpyetje për shumicën e re në Serbi: A synon t’i shfuqizojë marrëveshjet me Kosovën?

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se, pavarësisht ndryshimit të klimës politike në Kuvendin e Serbisë,…

2 minutes ago

13-vjeçarja amerikano-shqiptare gjendet në Tiranë pas largimit nga Shkodra, dyshohet për abuzime sek*uale në disa qytete

Një vajzë 13 vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra prej një jave ishte larguar duke mos u kthyer në shtëpi.…

2 minutes ago

Hetimi për dronët rusë: rruga e komponentëve amerikanë dhe evropianë drejt armëve të Moskës

Komponentë elektronikë amerikanë dhe evropianë, të prodhuar vetëm pak muaj më parë, janë zbuluar në dronët rusë të përdorur në…

2 minutes ago

Fofana rrëfen eliminimin nga Reali: Benzema më la të traumatizuar, na mundi thuajse i vetëm

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, ka zbuluar se përballja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve në vitin 2023 i…

2 minutes ago

U shpall i pafajshëm nga Apeli, Gjykata e Lartë merr vendimin e ri për Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shpalljen të pafajshëm të këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje…

5 minutes ago