Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi në fjalën përfundimtare para gjykatës se nuk e pranon fajësinë për akuzën ndaj tij dhe se ndihet i pafajshëm.
None found
Sipas tij, veprimet e ndërmarra gjatë vitit 2018 ishin pjesë e një aktiviteti politik kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
Sveçla argumentoi se ai dhe subjekti politik që përfaqësonte synonin të ndalonin një vendimmarrje që ende e konsiderojnë të dëmshme për Republikën e Kosovës. Ai këmbënguli se nuk kishte pasur qëllim të vinte në rrezik jetën e askujt.
Ministri në detyrë tha se qëllimi i veprimeve të tij ishte kundërshtimi dhe pengimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, përmes së cilës, sipas tij, Kosova humbi 8200 territor. Sveçla theksoi se marrëveshja ishte e gabuar në atë kohë dhe vazhdon të jetë e tillë edhe sot.
Ai shtoi se kalimi i viteve nuk e ka zbehur arsyen e kundërshtimit të tyre, por përkundrazi e ka bërë më të qartë se çfarë synonin të ndalonin. Pavarësisht përpjekjeve, marrëveshja u ratifikua dhe Kosova sot ka 8200 hektarë më pak.
Sveçla nënvizoi se një votim mund të përfundojë brenda një dite, ndërsa pasojat e tij mund të zgjasin për breza. Ai përmendi edhe faktin se, në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, tash duhet t’u ofrojë ndihmë qytetarëve të asaj zone për vështirësitë me të cilat përballen, ndërsa si deputet kishte tentuar të ndalonte vendimin që i shkaktoi ato pasoja.
Ai tha se po gjykohet për përpjekjen për të parandaluar atë vendim, ndërsa kërkoi që veprimet e tij të shqyrtohen në tërësi. Sipas Sveçlës, nuk është e drejtë që kundërshtimi i humbjes së territorit të jetë objekt i një procesi penal, ndërkohë që vetë humbja të trajtohet pa autor, vendimmarrës apo përgjegjësi.
Sveçla përsëriti se nuk kishte synuar të rrezikonte jetën e askujt. Ai tha se qëllimi i tij ishte të pengonte një vendimmarrje që vazhdon ta vlerësojë si të dëmshme për Republikën e Kosovës.
Veprimet, sipas tij, kishin për qëllim ndërprerjen e seancës dhe pengimin e vendimmarrjes politike lidhur me marrëveshjen që, siç u shpreh, cenoi territorin e Kosovës.
Ai deklaroi se qëndrimi i tij politik ndaj demarkacionit nuk ka ndryshuar dhe se marrëveshja ishte gabim atëherë dhe mbetet e tillë edhe sot. Sveçla ngriti pyetjen se si mund të mos mbajë askush përgjegjësi për humbjen e territorit, ndërsa përgjegjësia penale kërkohet për përpjekjen për ta parandaluar atë.
Në përfundim të fjalës së tij, Sveçla i kërkoi gjykatës ta shpallë të pafajshëm. Ai tha se procesi nuk po e shqyrton qëllimin e vërtetë të veprimeve të tij, pra tentativën për të penguar zyrtarët që të falnin tokë, edhe pse pranoi se në këtë përpjekje nuk pati sukses.
“Për akuzën që më vihet ndihem i pafajshëm. Unë nuk po gjykohem për atë që synova të bëja, për pengimin e personave zyrtarë që të falnin tokë. Fatkeqësisht, në këtë përpjekje nuk pata sukses. Kërkoj nga ju një vendim që të mos e deformojë historinë”, tha Sveçla.
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”,…
Hëna e plotë e gushtit nuk ishte i vetmi spektakël që mund të shijohej në qiellin e natës të enjten…
Cunami nga qielli e kanë pagëzuar tragjedinë që kushtoi qindra jetë njerëzish në rajonin e Himalajeve në Nepal dhe Kinë,…
Hëna e plotë e gushtit nuk ishte i vetmi spektakël që mund të shijohej në qiellin e natës të enjten…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar shumicën parlamentare për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo situatë e ka…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e Kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e…