Categories: kosovë

Musliu: Kuvendi nuk është pronë e askujt, deputetët të rikthehen në seancë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, së bashku me kolegët e saj partiakë, ka kërkuar nga salla e Kuvendit të Kosovës që të vijojë seanca konstituive. Ajo u bëri thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike, të kthehen në Kuvend dhe ta përmbyllin procesin e konstituimit.

Të lidhura

None found

Duke komentuar zhvillimet politike në vend, Musliu deklaroi se Kosova është “marrë peng” nga një parti, e cila, sipas saj, ka vendosur interesat dhe ambiciet për pushtet mbi mirëqenien e qytetarëve.

Ajo theksoi se qytetarët presin politika që do të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, do të krijojnë mundësi punësimi për të rinjtë dhe do të sjellin mbështetje për prindërit, bujqit, punëtorët dhe bizneset.

“Sot dua të flas për qytetarët që presin zhvillim të politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor. Për prindërit që mezi e dalin muajin. Për të riun që kërkon një vend pune me meritokraci. Për bujkun, për punëtorin, për biznesmenin që lufton çdo ditë për ta mbajtur biznesin gjallë dhe me të drejtë pyesin: Çfarë po ndodh me vendin tonë? Dhe përgjigja është e thjeshtë dhe shumë e qartë.

Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet”, tha ajo.

të fundit

Armand Duka merr pjesë në ceremoninë e Champions League në Monaco

Armand DukaTë enjten u mbajt ceremonia e shortit të UEFA Champions League, ku goglat rezervuan përballje tepër të forta për…

1 minute ago

OBRM-PDUKM akuzon Filipçen se nxit frikë për qendrat e të dhënave në Maqedoni

Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, e akuzoi LSDM‑në dhe kryetarin e saj Venko Filipçe se pa argumente krijojnë frikë dhe…

2 minutes ago

E rëndë në Kosovë/ Goditet për vdekje 14-vjeçari, policia arreston autorin

Një 14-vjeçar është goditur për vdekje me thikë mbrëmjen e së enjtes në Prizren. Autor i dyshuar është një 17-vjeçar,…

7 minutes ago

Brukseli i kërkon Meta-s masa më të ashpra për mbrojtjen e adoleshentëve në Evropë

Bashkimi Evropian i kërkon Meta-s të vendosë edhe në Evropë kufizime të forta për përdorimin e Facebook-ut dhe Instagram-it nga…

8 minutes ago

Gjykata cakton 2 shtatorin për shpalljen e vendimit ndaj Xhelal Sveçlës

Gjykata ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor ndaj Xhelal Sveçlës lidhur me rastin e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa shpallja e aktgjykimit…

14 minutes ago

ASH seeks clarification on the composition of the Police Secondary School: only 9 Albanians out of 310 admitted

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”,…

16 minutes ago