Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka akuzuar shumicën parlamentare se, përmes moskonstituimit të Kuvendit dhe mospërmbushjes së detyrës së saj kushtetuese, e ka futur Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik.
None found
Sipas Tahirit, situata në vend po përkeqësohet dhe po afrohet me një pikë kritike, e cila prek jo vetëm funksionimin politik, por edhe sigurinë në shoqëri dhe ekonominë, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe mbajtjen gjallë të shtetit. Ai e cilësoi këtë si një krizë politike të paprecedentë në historinë e demokracisë së Kosovës.
Tahiri tha se kjo qasje nuk është e rastësishme, por e qëllimshme dhe synon ta çojë Kosovën drejt një krize identitare. Ai deklaroi se ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë gjatë Marrëveshjes së Rambujesë, hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Deputeti i Aleancës shtoi se, sipas tij, po tentohet të ndërtohet një tregim i rremë dhe në kundërshtim me përpjekjet historike të kombit shqiptar në Kosovë për krijimin e një identiteti tjetër. Ai theksoi se një përpjekje e tillë nuk do të lejohet.
“Ne nuk kemi vend tjetër, as shtet tjetër dhe as arritje më të madhe kombëtare se pavarësinë e Kosovës. Kjo pavarësi është arritja më e madhe e kombit shqiptar. Për këtë tanimë ka sakrifikuar gjeneratë pas gjenerate, e kemi obligim me qenë këtu në vendin e punës tonë dhe me mbrojtur arritjen tonë më të madhe kombëtare”, tha Tahiri.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Arnaud Dusaucy,…
Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke vlerësuar profilin e…
Të mërkurën në orën 11:00, do të vazhdojë aksioni i pastrimit të Shkupit, njoftoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgievski. Aksioni,…
Ministria e Punëve të Brendshme ka privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, ndërsa me një…
Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të…