kosovë

Supremja hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë të Jugut

Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për urdhërimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të organizojë rivotim për zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë të Jugut.

Supremja tha se “duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të lidhura

None found

“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, u tha në vendim.

PDK-ja i ishte drejtuar Supremes më 16 nëntor, pasi PZAP-i ia refuzoi kërkesën për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Arian Tahirit të PDK-së, , me një diferencë prej mbi 2 mijë votash.

Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.

Ata kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.

Prokuroria urdhëroi ndaljen e verifikimit dhe procesi rifilloi një ditë më vonë, po me vendimin e Prokurorisë.

PDK-ja u ankua në PZAP duke argumentuar se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.

Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.

PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”. Paneli vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve./REL

Tags: pdkSupremja

të fundit

Zbulohen pesë emigrantë nga Nepali në Kumanovë, ndalohet shoferi nga Shkupi

MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur "Nyja e NATO-s", nëpunës policorë…

3 minutes ago

Kryetari i Obiliqit pret ambasadorin gjerman, në qendër të bisedës mbështetja për projektet komunale

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me…

7 minutes ago

Special Anti-Corruption Prosecution seeks confiscation of 9.1 million euros in assets

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se lidhen me…

18 minutes ago

Debate in Parliament, Balla doesn’t hold back: Sali, come up here and see Durrës, Edi Rama will not resign

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027,…

19 minutes ago

Takim virtual mes Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe Institutit të Bazelit për avancimin e bashkëpunimit

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim virtual me…

19 minutes ago

Pensioners in Durrës wait in line, at counters they are told: No money, come back tomorrow

Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku…

19 minutes ago