kosovë

Sulmi terrorist në Banjskë, Serbia ende nuk ka bërë progres në hetime

Që prej katër muajve, kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ende po e heton dëshminë e Radoiçiqit dhe po mbledh prova.

Organizimin e sulmit terrorist në Banjskë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, i afërt me partinë në pushtet në Serbi, Milan Radoiçiq, i cili më vonë mohoi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej.

Të lidhura

None found

Prokuroria në Serbi dyshon për tregti me armë dhe veprime kundër sigurisë së përgjithshme. Masa e vetme ndaj tij për momentin është që të mos largohet nga vendbanimi. I është konfiskuar pasaporta, ndërsa Interpoli lëshoi një urdhër arresti për të dhe 19 persona të tjerë.

“Formalisht Serbia duhet ta ndjekë urdhrin e Intepolit, por kemi edhe përjashtime në vende tjera evropiane. Mirëpo jam i sigurt se fillimi i procedurës në Serbi kundër tij është vetëm një çështje mashtrimi për ta mbrojtur atë nga çdo procedurë tjetër dhe jo për ta kryer një hetim real”, thotë Aleksandar Ollenik, jurist.

Mund të thuhet se veprimi aktual i Interpolit tregon për një mungesë besimi ndaj hetimeve në Beograd dhe pakënaqësi me atë që është bërë deri më tani ne rastin e Banjskës”, thotë Lluka Jovanoviq nga Forumi për Siguri dhe Demokraci.

Beogradi zyrtar mohon përfshirjen në sulmin në Banjskë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i kërkon Serbisë që të bashkëpunojë dhe t’i sjellë para drejtësisë personat përgjegjës. /rtk

 

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

11 minutes ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

48 minutes ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

1 hour ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

1 hour ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

2 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

2 hours ago