Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmet në Lindjen e Mesme, konkretisht për situatën në Katar.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në X, Osmani dënon veprimet e regjimit iranian, të cilat përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Ajo shkruan se bisedoi me emirin e Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të synuara të Iranit kundër Katarit.
“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme”, shkroi Osmani.
