Ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është dhënë çmimi “Global Diplomacy Award” në një ceremoni në Turqi. Me ftesë të organizatës “Global Journalism Council”, aty u mblodhën mbi 350 pjesëmarrës nga 32 shtete të botës.
Pas marrjes së çmimit, Osmani shprehu mirënjohjen e saj. Ajo tha se diplomacia e mirëfilltë krijon ura mes njerëzve dhe mban gjithnjë anën e drejtësisë.
None found
Osmani shkroi se, ashtu si çdo çmim tjetër, edhe këtë ia kushton popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që sot të gëzohet liria. Ajo ia dedikoi gjithashtu Atit themeltar të Republikës, Presidentit Ibrahim Rugova, nga i cili, siç u shpreh, mësuan rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive.
Sipas Osmanit, çmimi shërben edhe si homazh për gazetarët që gjatë luftës në Kosovë patën guximin të tregonin të vërtetën dhe ndihmuan kështu në shpëtimin e jetëve të panumërta. Ajo shkroi se gazetaria e guximshme nuk mjaftohet me dëshmimin e historisë: ajo mbron edhe jetën dhe njerëzimin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se projektligji…
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve…
Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka…
Inflacioni po rritet përsëri. Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rritje të kostos së jetesës në tetor të këtij viti,…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo…
Robert Duka, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi. Në vitin 2010, ai ishte arrestuar së bashku…