Ka përfunduar afati i parë i mbajtjes së testit të maturës, ku ishte paraparë pjesëmarrja e 19,514 nxënësve në 152 qendra testimi në mbarë vendin.
Testimi nisi në orën 10:00 dhe u mbyll në orën 12:30.
None found
Testi i Maturës Shtetërore 2026 u organizua brenda një dite të vetme për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Ai përmbante 100 kërkesa gjithsej, me nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të zgjedhur nga vetë kandidati/ja.
I gjithë procesi u administrua nga 1,360 administrues, si edhe nga 750 kryetarë dhe anëtarë komisionesh.
Ministria e Arsimit ka rikujtuar se mbajtja e telefonave mobilë dhe e çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar. Sipas njoftimit, çdo kandidat/e që kapet me telefon apo pajisje tjetër elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse ajo është përdorur ose jo.
Pavarësisht kësaj, që në fillim të procesit në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Maturës, gjë që nënkupton përdorimin e telefonit.
Në Viber u hapën dy grupe, njëri me mbi 9830 anëtarë dhe tjetri me mbi 500 anëtarë, ku nxënësit shkëmbenin përgjigjet e pyetjeve të testit.
Paris Saint-Germain ka vendosur të anulojë përfundimisht nënshkrimin e mesfushorit sulmues algjerian, Ibrahim Maza, një lojtar 20-vjeçar nga Bayer Leverkusen,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fabrikë të industrisë së çelikut në pronësi të kompanisë HABAS, në zonën…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se projektligji…
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve…
Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka…