Gjykata Themelore në Pejë ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor lidhur me vrasjen e tre personave në Gllogjan, ndërsa vendimi për Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn do të bëhet publik sot, duke filluar nga ora 14:30.
None found
Në seancën përmbyllëse, trupi gjykues pranoi si provë një incizim video, ku pretendohet se duket Kreshnik Mehmetaj teksa gjuan me armë zjarri në një zonë malore të Deçanit.
Pasi u vlerësuan të gjitha provat, gjykata deklaroi të mbyllur procesin hetimor dhe kaloi në fazën e dhënies së aktgjykimit.
Fillimisht, çështja ishte parashikuar të mbyllej më 10 korrik, ditë gjatë së cilës ishte caktuar shpallja e vendimit përfundimtar.
Por, Gjykata Themelore e Pejës vendosi të riçelë shqyrtimin, me synimin për të administruar një provë të re materiale.
Të pandehurit përballen me akuza për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 nëntor 2021, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një autobusi që lëvizte nëpër Gllogjan.
Si pasojë e sulmit humbën jetën shoferi Gani Gjokaj dhe dy adoleshentë 17-vjeçarë, L.H. e G.M., ndërsa një tjetër qytetar, F.T., pësoi plagë të rënda.
Sipas prokurorisë, shënjestër e atentatit ishte pikërisht shoferi, tashmë i ndjerë, Gani Gjokaj.
Aktakuza thekson se familja Mehmetaj e mbante atë përgjegjës për vetëvrasjen e Heroina Mehmetajt, dhe ky dyshohet se qe motivi i ngjarjes së rëndë.
Në dokumentin akuzues përshkruhet se Kastriot Mehmetaj, i armatosur, doli në mes të rrugës duke simuluar një gjendje të dehur, në mënyrë që ta shtynte shoferin të zvogëlonte shpejtësinë ose të ndalonte. Pasi autobusi e uli ritmin, ai qëlloi në drejtim të kabinës së drejtimit.
Pas krimit, Kastriot Mehmetaj u nis me vrap drejt fshatit Shaptej, ku Kreshnik Mehmetaj e priste me një automjet për t’u larguar.
Prokuroria ngarkon me përgjegjësi edhe Halil Mehmetajn, duke pretenduar se nga data 14 qershor 2020 deri më 26 nëntor 2021, ai i nxiti dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kreshnikun, të vrisnin Gani Gjokajn, duke e akuzuar pa pushim për tragjedinë e së bijës, Heroinës.
Barcelona ka shfaqur sërish probleme në repartin defensiv në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se shkoi…
Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…
Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…
Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…
"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…