Kosova pret të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri Albin Kurti.
Para nisjes së samitit në Bruksel, ku mblidhen liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kurti u shpreh se procesi është zvarritur prej një kohe të gjatë.
None found
“Në dhjetor mbushen katër vjet nga aplikimi ynë për anëtarësim në BE… Nuk kërkojmë shpërblime, privilegje apo favore. Kërkojmë që të vlerësohet progresi i Kosovës në avancimin demokratik, rritjen ekonomike, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, të drejtat politike dhe liritë qytetare”, tha Kurti.
Ai pret që në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor, Komisionit Evropian t’i kërkohet të japë opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bllok.
“Statusi i vendit kandidat ka qenë gjithmonë tejet i rëndësishëm, por tani është kthyer në çështje urgjente. Pothuajse çdo muaj zhvillohen zgjedhje në një shtet tjetër të kontinentit tonë dhe çdo gjë ka peshë. Duhet të përfitojmë nga kjo mundësi për zgjerimin e BE-së dhe për përfshirjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke i dhënë Republikës së Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritave, sepse padyshim e meritojmë”, u shpreh Kurti.
Samiti i Brukselit shihet si një rast që institucionet e BE-së të ripohuan angazhimin për politikën e dyerve të hapura ndaj vendeve të rajonit, nëse ato përparojnë me reformat e kërkuara për t’u afruar me strukturat evropiane.
Serbia është i vetmi shtet që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në samitin e këtij viti. Diplomatët e BE-së vlerësojnë se ajo “me shumë gjasë” nuk do të mbështesë deklaratën përfundimtare. Dokumenti miratohet nga liderët e vendeve të BE-së, ndërsa shtetet e rajonit ftohen të shprehin pajtimin e tyre.
Bashkimi Evropian pritet të shpallë gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel pagesa të reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë,…
Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç, u shpreh se vendi i…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur edhe 13 autoambulanca të reja, të…
Bruno LulajKapiten i i Elbasanit dhe lideri i mbrojtjes te verdheblutë, Bruno Lulaj, ka qenë i ftuar në “Offside Podcast”,…
Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 179-të, ndërsa qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë,…
Italia po përballet me një valë të motit të keq, me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe rrezik…