Categories: kosovë

Rihapet procesi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Koci tregon provën shtesë

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Gllogjan në vitin 2021.

Të lidhura

None found

Ky vendim u mor në seancën e së premtes, ndonëse për atë ditë ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

Avokati i familjes së dëmtuar, Arianit Koci, bëri të ditur se sot pritej vendimi përfundimtar, por gjykata vendosi ta hapë sërish procesin për të administruar një provë shtesë.

Koci: Besoj se pas seancës së radhës do të merret vendimi

“Sot e kemi pritur vendimin. Sidoqoftë, gjykata ka vlerësuar se duhet të vërtetohet edhe një provë, prandaj e ka rihapur gjykimin. Deri më tash, kryetari i trupit gjykues e ka udhëhequr proceduralisht shumë mirë. Unë, si përfaqësues i familjes së dëmtuar, jam i kënaqur dhe besoj se pas seancës së radhës do të merret vendimi dhe personat e akuzuar do të dënohen”, deklaroi Koci.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte informacion për provën që çoi në rihapjen e shqyrtimit, Koci tha se bëhet fjalë për një video.

Koci: Video e re ririhapë shqyrtimin gjyqësor

“Gjykata e ka arsyetuar sot vendimin e vet. Bëhet fjalë për një video dhe për fjalën përfundimtare të prokurores. Sidoqoftë, do ta shqyrtojmë dhe do të përfundojë edhe ky proces”, tha Koci.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, tre të pandehurit dyshohet se e kanë organizuar dhe realizuar sulmin në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me motiv hakmarrjen.

Në aktakuzë thuhet se objektiv i sulmit ishte shoferi i autobusit, tashmë i ndjeri Gani Gjokaj. Prokuroria pretendon se familja Mehmetaj e konsideronte atë përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo ka qenë arsyeja e krimit.

Dosja e rastit përshkruan se Halil Mehmetaj ishte zotuar për hakmarrje ndaj Gjokajt dhe se, gjatë varrimit të vajzës së tij, kishte vendosur orën e dorës në arkovin e saj.

Sipas akuzës, para ngjarjes të pandehurit kishin vëzhguar zonën ku ndodhi sulmi, duke përzgjedhur një vend të largët nga shtëpitë dhe pa kamera sigurie. Prokuroria pretendon se ata i kishin zënë pritë autobusit që qarkullonte në linjën Gjakovë, Gllogjan, ndërsa nga sulmi mbetën të vrarë tre persona.

Organi i akuzës pretendon se Kastriot Mehmetaj, i armatosur me një pushkë automatike AK-47, kishte shkuar në këmbë deri në vendin e ngjarjes. Kur autobusi u afrua, ai kishte dalë në mes të rrugës duke u shtirur si i dehur, me qëllim që shoferi të ngadalësonte ose të ndalonte. Sipas aktakuzës, pasi autobusi uli shpejtësinë, ai qëlloi në drejtim të shoferit Gani Gjokaj, duke e lënë të vdekur, ndërsa nga të shtënat humbën jetën edhe dy nxënës 17 vjeçarë, L.H. dhe G.M., si dhe u plagos rëndë F.T.

Më tej, aktakuza thotë se pas sulmit Kastriot Mehmetaj ishte larguar në drejtim të fshatit Shaptej, ku e priste me veturë Kreshnik Mehmetaj. Prokuroria pretendon se, pasi ishin kthyer në shtëpi, arma e përdorur në krim ishte shkatërruar.

Po ashtu, Halil Mehmetaj akuzohet se nga 14 qershori 2020 deri më 26 nëntor 2021 kishte nxitur Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për vrasjen e Gani Gjokajt, duke e fajësuar vazhdimisht atë për vetëvrasjen e vajzës së tij, Heroina Mehmetaj.

të fundit

Barcelona fitoi 3-0, por McManaman paralajmëron: Me këtë lojë rrezikon në fazat e ardhshme të Championsit

Barcelona ka shfaqur sërish probleme në repartin defensiv në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se shkoi…

38 minutes ago

Desire Doue arrin rekordin e Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve

Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një…

38 minutes ago

Faton Peci: Identification of three missing intellectuals brings grief to Mitrovica and Kosovo

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

40 minutes ago

KFOR personnel train for helicopter medical evacuations

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

41 minutes ago

Beat her on the body, not the face, so it wouldn’t show” / The account of the woman whose ex-husband killed her two brothers

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

41 minutes ago

VLEN calls release of Artan Grubi and Përparim Bajrami from detention an unprecedented scandal

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

41 minutes ago