Categories: kosovë

Snezhana Paunoviq, zyrtarja serbe të cilës Kosova i ndaloi përgjithmonë hyrjen

Kosova e ka përfshirë në listën “persona non grata” një prej zyrtareve të larta të shtetit serb.

Të lidhura

None found

Snezhana Paunoviq, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, nuk do të mund të hyjë apo të kalojë tranzit në territorin e Republikës së Kosovës, pasi ndalesa ndaj saj është e përhershme.

Ky vendim erdhi pas deklaratës së saj se, “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Deklaratën Paunoviq e dha për median serbe “Kurir”, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në Bosnjë e Hercegovinë.

Fjalët e saj u kundërshtuan ashpër në Kosovë nga përfaqësues politikë dhe institucione, të cilat reaguan ndaj gjuhës dhe qëndrimit të saj. Reagime të forta pati gjithashtu nga Bashkimi Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Paunoviq ka lindur në Pejë të Kosovës. Sipas informacionit zyrtar të ministrisë që ajo drejton në Serbi, ajo është ekonomiste e diplomuar.

Ajo është pjesë e Partisë Socialiste të Serbisë që nga viti 1992. Kjo forcë politike, e njohur si partia e Sllobodan Millosheviqit, personit përgjegjës për masakrat dhe luftërat në Ballkan, aktualisht drejtohet nga Ivica Daçiq.

Brenda kësaj partie, Paunoviq ka ushtruar disa funksione të rëndësishme. Për dy mandate, ajo ka qenë nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, si edhe shefe e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).

Nga viti 2017 është anëtare e Kryesisë së SPS-së, ndërsa që prej vitit 2024 mban postin e nënkryetares së Partisë Socialiste të Serbisë.

Në dhjetor të vitit 2021, Paunoviq vizitoi komunën e Shtërpcës bashkë me disa deputete të tjera nga Serbia. Gjatë kësaj vizite, ato u takuan me kryetarin e komunës, i cili vjen nga Lista Serbe.

“Kështu njihet se sa shumë Lista Serbe i përket Republikës së Serbisë dhe se si institucionalisht, në këtë rast si Parlamenti i Serbisë, është krenare për këta njerëz që bëjnë një punë identike vetëm në një nivel pak më të ulët, shumë më të vështirë se ne në Parlamentin tonë, dhe mendoj se kjo mbështetje e ndërsjellë është pafundësisht e rëndësishme”, kishte deklaruar mes tjerash Paunoviq.

Tashmë, Kosova e ka shpallur atë “persona non grata”.

Megjithatë, kjo nuk përbën rastin e parë kur zyrtarë serbë përdorin gjuhë fyese dhe linçuese kundër shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Vite më parë, ish-ministri serb me qasje proruse, Aleksandar Vulin, i kishte cilësuar shqiptarët si “šiptari” gjatë një emisioni televiziv. Ai kishte deklaruar se “bandat nga Kosova po vjedhin pyjet dhe po qëllojnë mbi policinë serbe”.

të fundit

PD bojkoi Komisionin e Reformës Zgjedhore, Balla: Nëse nuk vijnë në mbledhje deri më 30 nëntor, do të miratojmë në Kuvend vetëm propozimet tona

Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…

19 seconds ago

Georgievski accuses ZNAM of turning the language of the bar exam into an interethnic issue

Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar atë për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e…

5 minutes ago

LSH: Government proposal for the bar exam treats Albanian as a foreign or minority language

Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot…

6 minutes ago

New equipment for dispersing protesters / Hita: Donated by a partner country!

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur…

6 minutes ago

PD boycotts Electoral Reform Commission, Balla: If it does not return by November 30, PS will submit its proposals to Parliament; we have three-fifths of the…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për…

6 minutes ago

42-year-old worker dies after balcony collapses in Naples

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Napoli të Italisë, ku shembja e strukturës së një…

7 minutes ago