Categories: kosovë

Si synon Kosova t’ia shpjegojë BE-së ligjin për Dhomat e Specializuara?

Pas shqetësimeve të shprehura nga Bashkimi Evropian për ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara të Kosovës, përfaqësues politikë në vend kanë kërkuar koordinim mes institucioneve. Sipas tyre, nevojiten përpjekje për t’ia sqaruar Brukselit arsyet e ligjit, duke ruajtur njëkohësisht marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Të lidhura

None found

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se qeveria do të takohet me përfaqësues të BE-së për t’u shpjeguar qëllimin dhe arsyet e miratimit të ligjit për Specialen.

“Besoj se tash do të ketë takime të ndërsjella dhe do të sqarohen pozicionet dhe qëllimi i votimit të këtij ligji te partnerët tanë, BE-ja. Po ashtu, besoj se edhe PDK-ja, si sponsorizuese, mban një pjesë të përgjegjësisë për sqarimin e kësaj iniciative që tashmë është votuar. Uroj të gjejmë një gjuhë të përbashkët për këtë çështje”, tha Abrashi.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ndërkaq, mbrojti të drejtën e Kuvendit për të vendosur në kuadër të përgjegjësive të tij. Ajo tha se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët, por edhe se qëndrimi i BE-së duhet të marrë parasysh sovranitetin e vendit.

Sipas Musliu-Shoshit, ligji u miratua në Kuvend me më shumë se 80 vota dhe duhet të zbatohet.

“Kuvendi i Kosovës është zëri i popullit dhe është institucioni më i lartë që merr vendime, të cilat vlerëson se janë në të mirën e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ne, pa miq dhe aleatë, asnjëherë nuk kemi pasur mundësi që të ecim përpara dhe të arrijmë objektivat e shtetit tonë. Vlerësoj se është e rëndësishme që të kemi një koordinim edhe për Dhomat e Specializuara. Sa i përket ligjit, ka kaluar me më shumë se 80 vota në Kuvendin e Kosovës dhe duhet patjetër që të implementohet. Duhet patjetër që BE-ja të na ndihmojë që e drejta për shtet sovran, e drejta jonë për të marrë frymë lirisht në këtë vend, të jetë parimore dhe të trajtohet me prioritet”, potencoi ajo.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, vlerësoi se reagimi i BE-së nuk ishte i papritur, për shkak të zotimeve të Kosovës për krijimin e Dhomave të Specializuara. Ai kërkoi koordinim më të mirë mes udhëheqësve dhe institucioneve, që kjo çështje të mos dëmtojë procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

“Reagimet e tjera që vijnë nga BE-ja janë të pritshme sepse Kosova ka pranuar në vitin 2015 ta ndajë sovranitetin për themelimin e tribunalit të saj, që quhet Dhomat e Specializuara, dhe tash duhet një koordinim tjetër, një nivel tjetër. Presidentja e re në detyrë, kryeministri në veçanti, si përfaqësues i forcës kryesore politike, edhe kryetari i Kuvendit, diplomacia parlamentare përmes politikës së jashtme, duhet të kenë një koordinim të mirë… Nuk guxojnë ta cenojnë rrugën e njëdrejtimshme për integrime euroatlantike. Jemi në prag të vlerësimeve të mëdha sa i përket NATO-s dhe rolit të Forcës së Sigurisë. Plani i rrugës dhe mekanizmat që janë ndërtuar më herët janë zhvilluar në përputhje me normat, ndërsa në integrimet evropiane kemi mbetur në shkallën e aplikimit për statusin e kandidatit”, tha Haziri.

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, më 12 tetor 2026 e quajti të papranueshëm ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Sipas saj, ndryshimet bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së, ndërsa ndryshimi i rregullave gjatë proceseve gjyqësore nuk përputhet me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

Më 15 tetor, gjatë një takimi me kryenegociatorin e Kosovës për BE-në, Jeton Zulfaj, Kos tha se ndryshimi i ligjit për Specialen përbën një hap serioz prapa për rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova e miratoi Ligjin e ri për Gjykatën Speciale më 6 tetor, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga kjo gjykatë, më 16 shtator.

të fundit

Aktivisti Florian Haçkaj: Kemi depozituar padi në SPAK ndaj Ramës dhe drejtuesve të policisë, dhuna është e papranueshme, ne do ta detyrojmë kryeministrin të japë dorëheqjen

Aktivisti Florian Haçkaj, ka bërë të ditur se është depozituar një padi në SPAK, lidhur me veprimet e Policisë gjatë…

8 minutes ago

Manuel Neuer mund të vendosë një rekord të ri te Bayern Munich

Manuel Neuer mund të bëjë sot (e shtunë) historinë e Bayern Munichut. Portieri legjendar gjerman ka mundësinë të bëhet lojtari…

20 minutes ago

541 drejtues u ndëshkuan për shpejtësi të lartë gjatë gjashtë orëve të kontrolleve

Gjithsej 541 kundërvajtje për drejtim automjeti me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar janë regjistruar në një kontroll të përforcuar aksionar…

22 minutes ago

Trazirat në Shqipëri shtojnë shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm, çfarë qëndrimi duhet të mbajë Kosova?

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe të premten në Shqipëri, ku studentët dhe nxënësit e gjimnazeve…

25 minutes ago

Mos i dhunoni fëmijët, po mbroni hajdutët/ Protestuesi kërkon ndëshkimin e policit që rrëzoi të riun

Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi…

26 minutes ago

QSU-ja e FSK-së siguron për herë të parë riakreditim pesëvjeçar, njofton Maqedonci

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke…

38 minutes ago