Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i cili ishte pjesë e ekipit që hartoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ka këmbëngulur se akti ligjor nuk ka asnjë të metë. Deklarata e tij u bë disa orë pasi PDK-ja kërkoi që ligji të kthehej në Kuvend për rishqyrtim.
Në një reagim në Facebook, Gruda tha se e mbështet çdo pjesë të ligjit dhe theksoi se gjatë hartimit janë konsultuar të gjithë ata që duhej të përfshiheshin.
None found
Ky qëndrim ndryshon nga arsyetimi i Grupit Parlamentar të PDK-së. Në kërkesën e adresuar presidentes Justina Shiroka-Pula, partia vlerësoi se kthimi i ligjit për rishqyrtim do të ndihmonte në plotësimin e disa dispozitave dhe në rritjen e sigurisë juridike. Presidentja e miratoi kërkesën dhe të enjten ia ktheu ligjin Kuvendit.
Gruda nuk e kundërshtoi hapur vendimin e PDK-së, por u shpreh se do të kishte dashur që fokusi të ishte zbatimi i ligjit, në vend të rihapjes së debatit. Ai shtoi se, nëse Kuvendi vendos ta shqyrtojë sërish, procesi duhet të mbështetet në argumente juridike dhe të synojë ruajtjen e thelbit të ligjit.
Postimi i plotë:
Ligji që ndryshon Ligjin për Dhomat e Specializuara është pa gabime. Nuk ka asnjë. Jam krenar për punën e realizuar së bashku me ekipin që e hartoi dhe për faktin se gjatë procesit u konsultuan të gjithë ata që duhej.
Qëndroj sot dhe do të vazhdoj deri në fund të mbështes çdo shkronjë të këtij ligji. E di sa angazhim, përpjekje e përgjegjësi janë investuar në të.
Do të doja që sot të diskutonim për zbatimin e ligjit, e jo ta rihapnim debatin rreth tij. Nëse Kuvendi e merr sërish në shqyrtim, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, mbi bazën e argumenteve juridike dhe me vendosmëri për të ruajtur thelbin e ligjit.
Nuk heq dorë nga bindja ime, nuk distancohem nga puna që kam bërë dhe vazhdoj të besoj te qëllimi për të cilin u hartua ky ligj. Hapat e ardhshëm duhet të na çojnë më pranë një drejtësie të pavarur, e cila mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, e jo të na largojnë prej saj.
Për çështjet e tjera, do të jemi këtu dhe do të flasim.
Të martën, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e…
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania…
Pasi janë mbyllur 10 ditë protestash ku mungon jeta studentore në auditore dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë zyrtarisht në…
E vetmja gjë e qëndrueshme në politikën ekonomike të kësaj Qeverie është paqëndrueshmëria e planeve të saj buxhetore, vlerësoi deputeti…
Michael Olise mund të bëhet futbollisti i parë në botë që përfaqëson zyrtarisht markën Jordan. Sulmuesi anësor i Bayern Munichut…